Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të kthejë në punë dy pilotët e pensionuar për shuarjen e zjarrit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Korrik, 2024 21:19

Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të kthejë në punë dy pilotët e pensionuar për shuarjen e zjarrit

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka sqaruar që Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka pranuar kërkesën e tyre që të angazhojë dy pilotët që gjenden në pension për ngasjen e fluturakeve “Air Tractor” kundër zjarrit, transmeton Portalb.mk.

“Në seancën e sotme, Qeveria i dha pëlqim Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, që me kontratë në vepër të angazhon dy pilotët pensionit të Er traktorit”, deklarojnë nga Drejtoria.

Ata sqaruan që nesër menjëherë do të nënshkruhen kontratat, ndërsa Agjencia për aviacion civil menjëherë nesër do të largojë ndalesën për fluturim të Er traktorëve.

Këto vendime vijnë si masa për shuarjen e zjarrit në malin Serta, në zjarrin ku janë hedhur disa ton ujë edhe nga helikopterët e Policisë së Maqedonisë së Veriut.

Që në muajin maj, ishte paralajmëruar që këtë verë, pilotët e pensionuar nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim do të angazhohen për shuarjen e zjarrit në pyje me “Er traktorët”. Për momentin, Maqedonia e Veriut ka vetëm një pilot për shuarjen e zjarreve me aeroplan në pyje, ngase dy prej tyre këtë pranverë u pensionuan.

Pilot të ri nuk janë pranuar, ngase u caktuan zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, dhe nuk mund të ketë konkurs për pranimin e të rinjve.

6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Korrik, 2024 21:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?