Qytetarët kundërshtojnë rritjen e çmimit të shërbimeve noteriale nga 1 shtatori të cilin e firmosi ish ministri Lloga
Nga 1 shtatori do të shtrenjtohen disa shërbime noteriale. Pasi propozimi me çmimet e reja të përgatitur nga oda e noterëve i është dorëzuar qeverisë në largim, ka marrë përgjigje pozitive dhe vendimi është firmosur nga ish-ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, përcjell FLAKA.
Çmimi më i ulët që do të duhet të paguajë një qytetar për përpilimin e aktit noterial është 8000 denarë, që është dhjetë herë më shumë në krahasim me atë të mëparshëm që ishte 800 denarë. Shërbimet që kushtonin 400 denarë tani janë rritur në 1300 denarë ose trefishuar.
Qytetarët të revoltuar dhe të pakënaqur me rritjen e çmimit të shërbimeve noteriale, disa prej tyre thonë se është shumë dhe nuk duhet të jetë aq i lartë.
“Ne e shohim se është e shtrenjtë dhe nuk duhet të jetë aq e shtrenjtë”.
“Unë do të thoja që kjo gjë është e tepërt, njerëzit nuk kanë para, nuk duhet të kushtojë kaq shumë”.
“Gjithçka është në ajër, nuk ka çfarë të thuhet, gjithçka dihet dhe nuk jepet asnjë koment”.
“Një opinion i keq nuk bën asgjë me këtë varfëri”.
Ministria e Drejtësisë thotë se është në proces një analizë e situatës, e cila është arsyeja e rritjes së tarifave noteriale.
“Ministri i Drejtësisë Igor Fillkov është në proces të analizimit të situatave që çuan në ndryshimet e miratuara të tarifës noteriale në qershor 2024, pas së cilës do të merren masat e duhura për ndryshime të mundshme të tarifës së miratuar sipas vëzhgimeve dhe marrjes në konsideratë, do të merren parasysh reagimet në opinion dhe interesat e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.
Kjo rritje e fundit e shërbimeve noteriale, e cila është publikuar në Fletoren Zyrtare, duhet të hyjë në fuqi nga 1 shtatori, nëse qeveria e re nuk ndryshon ndërkohë vendimin. FLAKA
















