Rama krah Biden e Stoltenberg! Samiti i NATO-s: Angazhim për sigurinë kolektive në ruajtje e paqes

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Korrik, 2024 19:34

Rama krah Biden e Stoltenberg! Samiti i NATO-s: Angazhim për sigurinë kolektive në ruajtje e paqes

Në Washington presidenti Joe Biden organizoi darkën tradicionale me udhëheqësit e aleancën euro atlantike të NATO-s.

Kjo darkë mirëpritje në West Room të Shtëpisë së Bardhë, u organizua,  në kuadër të 75 vjetorit të krijimit të aleancës më të madhe ushtarake në botë.

Në fjalën përshëndetëse presidenti Biden tha se ai dhe bashkëshortja Jill Biden janë të nderuar në pasjen e kaq shumë miqve të ngushtë dhe aleatëve, mbledhur bashkë në një dhomë.

Mes të ftuarve edhe kryeministri Edi Rama me bashkëshorten Linda. Kreu qeverisë shqiptare publikoi këto foto nga kjo darkë në White House me komentin.

“Në darkën shtetërore të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden dhe Zonjës së Parë Jill Biden, për nder të udhëheqësve të NATO”.

Në këtë 75 vjetor të krijimit të  NATO-s në Washington krahas kryeministrit Edi Rama, kryetares së parlamentit Lindita Nikolla si pjesë e delegacionit është edhe ministri punëve të jashtëme Igli Hasani i cili publikoi këto foto me komentin “Së bashku, për të rikonfirmuar angazhimin tonë për sigurinë kolektive dhe unitetin transatlantik, në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në të gjithë Aleancën”.

Nga fotot e publikuara prej shefit të diplomacisë shqiptare, gjatë samitit të NATOS në Washington, marrin pjesë edhe ministri mbrojtjes Niko Peleshi bashkë me shefin e shtabit të ushtrisë shqiptare, drejtoresa e SHISH Vlora Hyseni bashkë me ambasadorin e Shqipërisë në NATO Ilir Gjoni.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Korrik, 2024 19:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?