“Raphinha: Nuk jam sulmues për 30 gola, por jap gjithçka për Barcelonën”
Ylli brazilian i Barcelonës, Raphinha, ka dhënë një intervistë të sinqertë ku ka folur për pritshmëritë, kritikat dhe rrugëtimin e tij në Camp Nou.
“Disa njerëz mund të duan që unë të shënoj 30 gola në sezon, por ky nuk është stili im. Nuk jam sulmues. Jam lojtar që ndihmon me përkushtim dhe punë të palodhur. Ky është Raphinha – ai jep gjithçka që ka,” tha ai.
Braziliani kujtoi fillimet e tij të vështira në klub, kur një pjesë e madhe e tifozëve dhe analistëve nuk e shihnin si lojtar të së ardhmes: “Shumë njerëz donin që unë të largohesha pas ndeshjeve të para. Ndoshta nuk po bëja atë që ata prisnin. Nuk isha lojtari që ata kishin menduar, dhe nuk shihnin të ardhme për mua. Dhe nuk ishte një grup i vogël, ishte diçka e qartë.”
Megjithatë, Raphinha theksoi se besimi tek vetja dhe sakrificat e bëra gjatë karrierës e kanë forcuar: “E di kush jam dhe e di gjithçka që kam kaluar për të ardhur deri këtu. Opinione nga ata që nuk më njohin dhe nuk e dinë gjysmën e asaj që kam vuajtur, nuk do të më ndikojnë kurrë.”
Këto deklarata vijnë në një moment kur Raphinha është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Barcelonës nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick, duke u shndërruar në një element kyç për sukseset e klubit.
Flaka
















