Marcus Rashford ka shprehur qartë dëshirën e tij për të vazhduar aventurën te Barcelona, duke theksuar se vendimi i tij për të ardhmen është i qartë. Sulmuesi anglez foli për Sport, ku u shpreh i motivuar dhe i përqendruar te suksesi kolektiv.
“Dua vërtet të qëndroj te Barcelona. Vendimi im për të ardhmen është i qartë”, deklaroi Rashford.
Megjithatë, ai theksoi se qëndrimi në ‘Camp Nou’ nuk është qëllimi i vetëm, por fitimi i trofeve me klubin katalanas.
“Ky është objektivi final, por jo arsyeja pse stërvitem fort dhe jap gjithçka. Qëllimi është të fitoj trofe, këtë dua. Barcelona është një klub i madh dhe i mrekullueshëm, i ndërtuar për të fituar tituj. Jam këtu për të ndihmuar këtë mision çdo ditë”, shtoi Rashford.
E ardhmja e 26-vjeçarit mbetet ende e hapur, teksa Barcelona ka opsionin për ta transferuar përfundimisht për rreth 30 milionë euro, ndërsa mbetet për t’u parë nëse klubi katalanas do ta aktivizojë këtë mundësi apo nëse Rashford do të rikthehet te Manchester United.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
24 Dhjetor, 2025 20:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.