Sulmuesi danez Rasmus Højlund do të vazhdojë karrierën te Napoli, pasi klubi italian ka aktivizuar klauzolën e blerjes nga Manchester United për shumën prej 44 milionë eurosh.
Sipas raportimeve, kualifikimi i Napolit në Ligën e Kampionëve ka garantuar automatikisht transferimin permanent të Højlundit, duke e bërë danezin 100% lojtar të skuadrës italiane.
Manchester United do të përfitojë rreth 50 milionë euro në total nga marrëveshja, përfshirë 6 milionë euro nga huazimi fillestar, 44 milionë euro nga klauzola e blerjes, si dhe kursimin e pagës së lojtarit.
Napoli e konsideron Højlundin një nga lojtarët kyç për projektin e së ardhmes, sidomos pas sezonit të tij pozitiv në Itali, ku sulmuesi arriti të bindte drejtuesit dhe tifozët me paraqitjet e tij.
Transferimi shihet si një lëvizje e rëndësishme për klubin italian, i cili synon të ndërtojë një skuadër konkurruese për Serie A dhe Ligën e Kampionëve në sezonet e ardhshme.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
17 Maj, 2026 14:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.