Ratcliffe: “Amorim nuk shkarkohet, duhet durim për suksesin e United”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Tetor, 2025 20:46

Ratcliffe: “Amorim nuk shkarkohet, duhet durim për suksesin e United”

Bashkëpronari i Manchester United, Sir Jim Ratcliffe, ka hedhur poshtë çdo mundësi që Ruben Amorim të shkarkohet nga posti i trajnerit, pavarësisht formës së dobët të skuadrës në këtë fillim sezoni.

Në një intervistë për The Business Podcast, Ratcliffe u shpreh se nuk do të lejojë që vendimet e mëdha të klubit të merren nga presioni i mediave apo reagimet e menjëhershme të opinionit publik.

“Amorim nuk ka pasur sezonin më të mirë, por ai duhet të tregojë se është një trajner i madh në një periudhë trevjeçare. Nuk mund të kërkosh sukses brenda natës, sikur të ndizje një çelës drite”, tha Ratcliffe.

Ai shtoi se nuk do të pranojë asnjë kërkesë nga familja Glazer për shkarkimin e portugezit:

“Nuk do të ndodhë. Manchester United nuk mund të drejtohet me reagime të nxituara ndaj çdo gazetari që shpërthen çdo javë.”

Këto deklarata vijnë në një moment kur United ndodhet në vendin e 10-të të Premier League dhe pas disa rezultateve zhgënjyese, përfshirë eliminimin e hershëm nga Carabao Cup.

Flaka

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Tetor, 2025 20:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?