Real Madrid ka marrë një lajm të madh pozitiv: Trent Alexander-Arnold është në rrugën e duhur për t’u rikuperuar dhe pritet të rikthehet në fushë brenda dy javësh. Sipas raportimeve të Marca, procesi i rikuperimit po ecën më mirë se parashikimet fillestare dhe stafi mjekësor i madrilenëve është i bindur se anglezi do të jetë gati menjëherë pas pushimit ndërkombëtar.
Qëllimi kryesor është që Alexander-Arnold të jetë 100% i gatshëm për supersfidën ndaj Barcelonës më 26 tetor në “Santiago Bernabéu”. Ky rikthim do të ishte një shtysë e madhe për trajnerin Xabi Alonso, duke pasur parasysh problemet e shumta me dëmtimet në repartin defensiv.
Në mungesën e tij, Real Madrid është detyruar të improvizojë në krahun e djathtë të mbrojtjes, por rikthimi i Alexander-Arnold do të rikthente ekuilibrin dhe forcën në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
6 Tetor, 2025 21:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.