Pavarësisht fillimit jo të lehtë në aventurën e tij në Spanjë, Real Madrid ka hedhur poshtë çdo dyshim mbi të ardhmen e Trent Alexander-Arnold në “Santiago Bernabéu”. Sipas Marca, brenda klubit mbretëron bindja se anglezi është një blerje “marquee”, një figurë kyçe për të tashmen dhe të ardhmen e skuadrës.
Pas transferimit nga Liverpool këtë verë, 26-vjeçari është ende në procesin e përshtatjes me stilin e lojës së Xabi Alonsos dhe kërkesat e La Ligës. Megjithatë, drejtuesit dhe stafi teknik e shohin si pasuesin ideal të Dani Carvajal, duke theksuar se adaptimi i tij po ecën në rrugën e duhur dhe se do të ketë një rol gjithnjë e më të madh me kalimin e kohës.
Në Valdebebas, mesazhi është i qartë: Trent është këtu për të qëndruar dhe për të ndihmuar Real Madridin në garën për trofe, si në Spanjë ashtu edhe në Evropë.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
28 Gusht, 2025 08:47
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.