Real Madridi gjobit Tchouaménin dhe Valverden me 1 milion euro pas incidentit të fundit
Real Madrid ka marrë vendim zyrtar ndaj mesfushorëve Federico Valverde dhe Aurélien Tchouaméni, pas incidenteve që çuan në hapjen e procedurave disiplinore brenda klubit.
Klubi madrilen konfirmoi se secili lojtar është gjobitur me nga 500 mijë euro, duke e çuar shumën totale të dënimit në 1 milion euro. Megjithatë, nuk do të ketë masa sportive ndaj tyre dhe të dy do të vazhdojnë normalisht aktivitetin me skuadrën.
Në komunikatën zyrtare, Real Madridi bëri të ditur se gjatë paraqitjes së tyre para klubit, Valverde dhe Tchouaméni kanë shprehur keqardhje të sinqertë për atë që ndodhi dhe i kanë kërkuar falje njëri-tjetrit.
Po ashtu, të dy futbollistët u kanë kërkuar falje klubit, bashkëlojtarëve, stafit teknik dhe tifozëve, duke ofruar bashkëpunim të plotë dhe duke deklaruar se janë të gatshëm të pranojnë çdo vendim të klubit.
“Duke marrë parasysh rrethanat dhe qëndrimin e lojtarëve, klubi ka vendosur të vendosë gjobë prej 500 mijë eurosh për secilin lojtar, duke mbyllur kështu procedurat e brendshme disiplinore”, thuhet në deklaratën e Real Madridit.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në mediat spanjolle dhe mes tifozëve, por klubi duket se ka zgjedhur ta mbyllë çështjen pa pasoja sportive për dy mesfushorët.
Flaka
















