Real Madridi përgatit një ‘plan special’ që Mbappe të fitojë trofeun evropian në gusht

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Gusht, 2024 21:56

Real Madridi përgatit një ‘plan special’ që Mbappe të fitojë trofeun evropian në gusht

Real Madridi thuhet se ka përgatitur një plan special për t’i dhënë debutimin yllit Kylian Mbappe në Superkupa e Evropës dhe kështu francezi ta fitojë trofeun evropian me fanellën e Los Blancos.

Sipas Relevo, përgatitësi atletik i Real Madridit, Antonio Pintus, ka përgatitur një plan të posaçëm për të ndihmuar Mbappen të rifitojë formën dhe mprehtësinë e tij sapo të zbarkojë në Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme.

Plani është që të sigurohet që Mbappe të jetë i aftë dhe të inkuadrohet për të luajtur në finalen e Superkupës së UEFA-s më 14 gusht kundër Atalantës.

Nëse Real Madridi e fiton ndeshjen, do të jetë titulli i parë evropian për Mbappen në nivel klubesh, pasi ai kurrë nuk e fitoi të tillë gjatë viteve të tij në PSG.

Mbappe pritet të ribashkohet me skuadrën e Real Madridit në SHBA pas pesë ditësh së bashku me shokët e tij francezë që arritën në gjysmëfinalen e Euro 2024 muajin e kaluar.

Francezi mund të mos luajë në asnjë ndeshje para-sezonale me debutimin e tij në Madrid që pritet të jetë përballja kundër Atalantës.

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Gusht, 2024 21:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?