Revolucion i madh te Real Madrid: 9 lojtarë drejt largimit në verë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Maj, 2026 16:20

Revolucion i madh te Real Madrid: 9 lojtarë drejt largimit në verë

Një verë me ndryshime të mëdha pritet te Real Madridi, pasi sipas raportimeve të fundit, deri në 9 lojtarë mund të largohen nga skuadra në fund të sezonit.

Në listën e emrave që përmenden si të larguar janë disa figura të njohura të ekipit, përfshirë David Alaba dhe Dani Carvajal, të cilët raportohet se janë pranë largimit të plotë nga klubi.

Gjithashtu, disa lojtarë të tjerë si Eduardo Camavinga, Andriy Lunin dhe Dani Ceballos thuhet se janë në listën e mundshme të shitjeve nga drejtuesit e klubit madrilen.

Ndërkohë, për disa lojtarë të rinj si Fran García dhe Raúl Asencio, vendimet mund të ndryshojnë për shkak të situatës me dëmtimet në repartin defensiv, ndërsa Gonzalo García pritet të jetë në listën e largimeve përfundimtare.

Nga ana tjetër, Franco Mastantuono raportohet se do të dërgohet në huazim për të fituar më shumë eksperiencë.

Këto zhvillime tregojnë një periudhë të re rindërtimi te Real Madridi, me klubin që pritet të bëjë ndryshime të rëndësishme në skuadër gjatë merkatos verore.

Flaka

99
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Maj, 2026 16:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
99
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?