Rikthehet i nxehti Afrikan/ Vendi ka mbetur vetëm me një pilot për aeroplanët zjarrfikës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Korrik, 2024 19:29

Rikthehet i nxehti Afrikan/ Vendi ka mbetur vetëm me një pilot për aeroplanët zjarrfikës

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka mbetur vetëm me një pilot për avionët Air Tractor, që dalin në terren kur vendi përballet me zjarre për shuarjen e të cilave nevojitet ndërhyrje nga ajri. Nga tre pilotë sa ishin gjithsej, dy prej tyre kanë dal në pension.

Sipas Shoqatës Evropiane të Aviacionit Civil, vendi duhet të ketë patjetër se paku tre pilotë. Institucionet kompetente në vend, nuk ndërmorrën asnjë masë për të siguruar kuadrin e nevojshëm edhe pas pensionimit të dy pilotëve. Nga Qendra për Menaxhim  me Kriza, thonë se në rast se vendi përballet me zjarr të përmasave më të mëdha, QMK ka në dispozicion 4 helikopter, nga të cilët njëri i Armatës, i cili ka kapacitet për rreth 2.5 ton ujë, duke shtuar se gjithashtu është urgjente që të zgjidhet çështja me mungesën e pilotëve për avioner Air Tractor.

“Do thoja se është  e palejueshme që  të mbetemi pa pilot në periudhë kur përballemi me faza të tilla të të nxehtit. Mendoj se këtë sezon do ta shtyjmë me angazhimin e pilotëve të pensionuar, por për sezonin tjetër duhet të sigurohet kuadër patjetër. Kemi 10 deri 20 zjarre në ditë, intensisteti i tyre është më i vogël dhe fikën më lehtë dhe fatmirësisht ditët e fundit nuk kishte nevojë për shuarje të zjarreve nga ajri, ndërsa ditët e kaluara helikopterët e policisë i kemi përdorur çdo ditë”
– tha Angelov, drejtor i QMK-së.

Pagat e pilotëve në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim janë të ulëta, thotë Angelov, pasi sipas tij, ata manovrojnë me disa nga avionet më të komplikuar.

“Andaj, vlerësoj se këta persona m,eritojnë rroga më të larta. Kjo shumë parash nuk na ndikon neve si shtet, sepse bëhet fjalë vetëm për disa pilotë, gjithsej tre. Edhe ne si QMK, i bëmë kërkesë Qeverisë që t’i mundësohet Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim që të angazhojë pilotët e pensionuar. Me shumë gjasa kjo pikë do të shqyrtohet sot në Qeveri” – tha Angelov.

Drejtori i Drejtori për Mbrotje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti, pak ditë më parë tha se pilotët në këtë Drejtori marrin paga prej  prej 72.000 denarë dhe për këtë arsye ai thekson se është e nevojshme të bëhen rregullime të pagave në nivel shtetëror. Ai kërkon që të mundesohet pagë prej 300.000 denarë për t’i rikthyer në punë pilotët e pensionuar në mënyrë që të plotësohet kërkesa për aeroplanë zjarrfikës. /tvklan.mk/

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Korrik, 2024 19:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?