Rita Ora apo Kësulëkuqja – cila është arsyeja që artistja shqiptare u shfaq për 48 orë vetëm me veshje të kuqe në New York?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Korrik, 2024 20:20

Rita Ora apo Kësulëkuqja – cila është arsyeja që artistja shqiptare u shfaq për 48 orë vetëm me veshje të kuqe në New York?

Rita Ora dukej gati për aksion të martën, teksa doli nga hoteli i saj në New York me një tjetër veshje të kuqe.

Këngëtarja, 33 vjeçe, ka qenë e zënë duke promovuar për filmin e saj të ardhshëm nga Disney+,  i titulluar“Descendants: Rise Of The Red” dhe ka marrë shumë frymëzim nga titulli i filmit dhe ngjyra e kuqe që e karakterizon rolin e saj, për të zgjedhur veshjet e saj këto ditë.

Ajo u shfaq me veshje vetëm në ngjyrë të kuqe në 48 orë, teksa së fundmi u pa me një xhaketë të kuqe me gëzof që tregonte figurën e saj të pabesueshme të trupit, shkruan DailyMail.

Rita e kishte kombinuar pjesën e sipërme me një mini fund të kuq, që nxirrte në pah këmbët e saj të tonifikuara, ndërsa takat e larta i dhanë një shtysë lartësisë së saj.

Për aksesorë, 33-vjeçarja kishte vendosur një palë syze dielli dhe vathë të bardhë.

Rita e kompletoi dukjen e saj me një buzëkuq – sigurisht ngjyrë vishnje.

Kjo paraqitje e saj e fundit në të kuqe, përmbyll sesionin e saj promovues për filmin e ri “Descendants: Rise Of The Red”.

Rita do të luajë rolin e Mbretëreshës së Zemrave në filmin televiziv muzikor, i cili do të transmetohet në Disney+ më 12 korrik.

Personazhi i saj është gjithashtu nëna e keqe e personazhit kryesor të filmit të ri, Red, rol që luhet nga Kylie Cantrall.

Këngëtarja po bën debutimin e saj në sagën e gjatë “Descendants”, i cili filloi me filmin origjinal të Disney Channel të vitit 2015.

“Rise Of Red”, është një ‘spin-off’ i trilogjisë së filmit “Descendants”, ku Rita luan si nëna e një prej aktorëve kryesorë të filmit.

Personazhi i Ritës është paraqitur në adaptime të shumta të tregimeve të Carroll’s Alice, megjithëse dy nga versionet më të famshme ishin nga adaptimi i animuar i Disney-t i vitit 1951, “Alice In Wonderland”, i cili u shpreh nga Verna Felton. /Telegrafi/

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Korrik, 2024 20:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?