RMV, mbikëqyrja e pamjaftueshme e financave për fushatën e zgjedhjeve parlamentare

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Shtator, 2024 20:56

RMV, mbikëqyrja e pamjaftueshme e financave për fushatën e zgjedhjeve parlamentare

Qytetarët janë informuar gjatë zgjedhjeve, por në të njëjtën kohë janë ekspozuar ndaj sloganeve nacionaliste, mangësive legjislative dhe mbikëqyrjes së pamjaftueshme mbi financimin e fushatës, tregon raporti preliminar nga monitorimi i portaleve online në Maqedoninë e Veriut gjatë zgjedhjeve parlamentare, i cili është përgatitur nga Fondacioni Metamorfozis, transmeton Portalb.mk.

Hulumtimi vëren se vëzhguesit e zgjedhjeve janë të pakënaqur me politikën në vend për shkak të ndikimit politik në emërimet institucionale, administratës publike joefikase dhe rasteve të profilit të lartë të korrupsionit.

Në periudhën prej 26 ditësh të monitorimit, në 30 portale online janë publikuar gjithsej 13.645 përmbajtje që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore dhe numri më i madh i artikujve është vërejtur në fillim të fushatës dhe në ditët e fundit të fushatës.

“Tri ditë para fillimit zyrtar të fushatës ka pasur një rritje të ndjeshme të mbulimit, ku numri i artikujve të publikuar është rritur nga 169 në 287 në të gjitha portalet. Një tjetër kulm i pasqyrimit është vërejtur më 18 prill, ditën e fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore, me gjithsej 566 artikuj të publikuar ku përmendet aktiviteti parazgjedhor i partive politike”, thuhet në raportin preliminar.

Shumica e mediave që u pasqyruan  monitorim mbuluan kryesisht partitë kryesore që në fund fituan mandate parlamentare dhe partitë më të vogla u mbuluan shumë më pak.

Siç edhe kemi raportuar paraprakisht, sipas po të njëjtit raport preliminar, mediat online shpesh nuk përmbushin standardet profesionale të gazetarisë dhe dëshira për të dhënë shpejt lajmet rezulton në raportim me cilësi të dobët, me njëanshmërinë e medias dhe mungesën e objektivitetit duke u bërë probleme më të zakonshme.

240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Shtator, 2024 20:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?