RMV, qytetarët të mos hapin ftesa të rreme ose dokumente që iu vijnë në emër të MPB-së ose Europolit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Korrik, 2024 19:31

RMV, qytetarët të mos hapin ftesa të rreme ose dokumente që iu vijnë në emër të MPB-së ose Europolit

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se disa shtetasve dhe personave juridikë, nga autorë që përfaqësohen rrejshëm në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe EUROPOL-it, u janë dërguar ftesa të rreme në lidhje me një hetim të pretenduar në vijim e sipër. Ata u bëjnë thirrje qytetarëve të mos bien pre e mashtrimeve të tilla, transmeton Portalb.mk.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos bien në mashtrime të tilla dhe Departamenti i Krimit Kompjuterik në MPB po ndërmerr tashmë masat dhe aktivitetet e duhura për sanksionimin ligjor të autorëve”, thonë nga MPB.

Sektori i Krimit Kompjuterik u bën gjithashtu thirrje qytetarëve dhe personave juridikë që të mos hapin dokumente të bashkëngjitura me mesazhe që nuk vijnë nga dërgues të verifikuar të njohur për ta, të mos bien në mashtrime të këtij lloji dhe subjektet juridike të marrin masat e duhura për të mbrojtur sistemet e tyre kompjuterike nga malware të mundshëm në përputhje me procedurat e tyre të brendshme të sigurisë kibernetike.

Kujtojmë se sipas publikimit të botuar nga Fondacioni “Metamorfozis”, format më të shpeshta të sulmeve fishing janë paralajmërimet e rreme nga bankat ose organizatat e tjera financiare në të cilat përdoruesit i kërkohet të japë të dhënat personale për të parandaluar mbylljen e llogarisë, ueb-faqet mashtruese që e bindin përdoruesin të paguajë një shumë të caktuar parash për të blerë një produkt me ç’rast kryhet një pagesë në një llogari të rreme, mesazhet e rreme nga një administrator në të cilat kërkohen të dhëna të ndryshme nga përdoruesi, si për shembull një fjalëkalim, ose njoftimet e ndryshme me të cilat mashtruesit përpiqen të zhvasin para për një bamirësi të rreme.

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Korrik, 2024 19:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?