Në periudhën prej 6 deri më 12 shtator janë raportuar 13 raste të reja me kollë të madhe, njoftoi Instituti për Shëndet Publik (ISHP). Numri më i madh i rasteve është raportuar në Shkup, dhe nga 3 raste janë raportuar nga Prilepi dhe Kumanova dhe nga një nga Kratova dhe Kriva Pallanka, transmeton Portalb.mk.
Mosha e pacientëve varion nga 5 muaj deri në 56 vjeç, ndërsa numri më i madh i rasteve janë nga grupmosha deri në 4 vjeç.
“Sa i përket statusit të vaksinimit të të sëmurëve, 9 persona janë të pa vaksinuar, të pavaksinuar ose me status të panjohur vaksinimi dhe katër janë të vaksinuar sipas moshës. Nga rastet e reja, 6 janë shtruar në spital”, njofton ISHP.
Që nga shfaqja e rastit të parë, në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 1087 raste të kollës së keqe, që paraqet një rritje disafish të numrit të të sëmurëve në krahasim me pesëvjeçarin e kaluar (2019-2023), kur janë regjistruar gjithsej 10 raste. Numri më i madh i të sëmurëve jetojnë në Shkup – 779, ndërsa në Kumanovë janë raportuar 105 të sëmurë. Në kuadër të epidemisë në Tetovë janë raportuar 64 të sëmurë.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
13 Shtator, 2024 19:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.