Robert Lewandowski lë të hapur largimin nga FC Barcelona

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 11 Maj, 2026 16:46

Robert Lewandowski lë të hapur largimin nga FC Barcelona

Sulmuesi polak Robert Lewandowski ka ngritur dyshime serioze mbi të ardhmen e tij te FC Barcelona, duke lënë të kuptohet se mund të largohet pas përfundimit të sezonit.

Në një deklaratë për mediat spanjolle, veterani i sulmit pranoi se ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për vazhdimin e karrierës së tij në Katalonjë dhe po shqyrton opsionet që mund t’i ofrohen në muajt e ardhshëm.

“Do të pres që të dalin opsione të ndryshme”, u shpreh Lewandowski, duke shtuar se “klubi e di se çfarë mendoj”, një deklaratë që ka rritur ndjeshëm spekulimet për të ardhmen e tij.

Sipas raportimeve nga Spanja, për sulmuesin ka interes nga klube të Serie A, si dhe nga MLS dhe kampionati i Arabisë Saudite, duke e bërë situatën edhe më të paqartë.

Lewandowski ka qenë një nga lojtarët kryesorë të Barcelonës në sezonet e fundit, por deklarata e tij shihet si sinjali më i fortë deri tani se aventura e tij në “Camp Nou” mund të jetë drejt fundit.

Flaka

99
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 11 Maj, 2026 16:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
99
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?