Ronaldo ‘Fenomeni’ feston 49-vjetorin
Sot, më 18 shtator 2025, legjenda e futbollit botëror Ronaldo Luís Nazário de Lima feston 49-vjetorin e lindjes. I njohur nga të gjithë si “El Fenómeno”, braziliani mbetet një nga sulmuesit më të frikshëm dhe më të talentuar që ka parë ndonjëherë futbolli.
I lindur në Rio de Janeiro më 1976, Ronaldo nisi karrierën te Cruzeiro, për të shpërthyer më pas në Evropë me PSV Eindhoven, Barcelona, Inter, Real Madrid dhe Milan. Me shpejtësinë, driblimin dhe instinktin e tij të jashtëzakonshëm për gol, ai terrorizoi mbrojtjet në çdo kampionat ku luajti.
Në nivel kombëtar, Ronaldo është dy herë kampion bote me Brazilin (1994, 2002) dhe fitues i dy Topave të Artë (1997, 2002). Turneu i vitit 2002 mbetet kulmor në karrierën e tij, kur me 8 gola udhëhoqi Brazilin drejt titullit të pestë botëror.
Pavarësisht dy dëmtimeve të rënda në gju, ai u rikthye gjithmonë më i fortë, duke u bërë simbol i forcës dhe këmbënguljes. Sot, Ronaldo është president dhe pronar i Real Valladolid dhe një figurë e dashur në botën e futbollit.
Flaka
















