Roth, Vuçiqit: Miqësia me kriminelët e luftës nuk të çon në BE

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Shtator, 2024 19:51

Roth, Vuçiqit: Miqësia me kriminelët e luftës nuk të çon në BE

Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth, e ka paralajmëruar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq për deklaratat e përfaqësuesit të tyre në raport me Rusinë. Sipas tij, nëse deklaratat e Vulinit, janë qëndrim zyrtar i Qeverisë së Serbisë, miqësia me kriminelët mund ta çojnë në Kremlin por jo në BE.

”Zoti president Aleksandër Vuçiq, nëse ky është qëndrimi zyrtar i Qeverisë së Serbisë, bisedimet për anëtarësim në BE po bëhen gjithnjë e më të pakuptimta. Miqësia me kriminelët e luftës+çmontimi i demokracisë mund të çojë në Kremlin, por definitivisht jo në BE”, ka shkruar Roth në ‘X’.Edhe zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano ka theksuar se mbajtja e lidhjeve me Rusinë gjatë luftës së saj të agresionit kundër Ukrainës nuk është në përputhje me vlerat e BE-së dhe procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Bashkimi Evropian dëshiron të llogarisë në të gjitha vendet kandidate si partnerë të besueshëm evropianë që ndajnë parime, vlera, siguri dhe përparim të përbashkët. Bashkimi Evropian ka qenë i qartë me partnerët e tij: marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të jenë normale për shkak të luftës së pajustifikuar, agresive të Rusisë. kundër Ukrainës”, tha ai për N1.

Zëvendëskryeministri serb Aleksandër Vulin, gjatë një takimi me presidentin rus Vladimir Putin në Vladivostok, ka deklaruar se Serbia e udhëhequr nga Aleksandër Vuçiq nuk do të bëhet kurrë anëtare e NATO-s, nuk do të vendosë kurrë sanksione ndaj Rusisë.

100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Shtator, 2024 19:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?