Rriten depozitat në euro/ Banka e Shqipërisë: Në qershor më shumë kursime në euro, ndikoi turizmi

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 6 Gusht, 2024 20:50

Rriten depozitat në euro/ Banka e Shqipërisë: Në qershor më shumë kursime në euro, ndikoi turizmi

Kursimet e shqiptarëve i janë rikthyer rritjes së ngadaltë në euro për të tretin muaj duke ndryshuar tendencën e këtij viti ku depozitat ishin të përqëndruara kryesisht në monedhën kombëtare.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në qershor totali i depozitave në monedhën europiane është 7.56 miliardë euro ose 44 milionë euro më tepër krahasuar kjo me një muaj më parë. Mendohet se një tendencë e tillë lidhet me faktin e rritjes së të ardhurave në euro nga turizmi por edhe aktivitete të tjera që lidhen me shitjen e pasurive të paluajtshme. Nga të dhënat vërehet se në qershor më pak kanë zgjedhur që të kursejnë në monedhën kombëtare.Nga të dhënat vërehet se ka një ulje të kursimeve si të individëve dhe bizneseve me gati 3 miliardë lekë.

Ulja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë ëshët një element që ka ndikuar në këtë drejtim pasi ka ulur fitimet për qytetarët apo bizneset nga lekët e depozituara në banka. Nëse vërejmë tendencën e kursimeve janar-qershor ritmet e rritjes së kursimeve në euro janë ngadalësuar në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë ndërsa e kundërta po ndodh me depozitat në lekë, që janë zgjeruar më shpejt sesa viti i kaluar.

Ekonomia shqiptare ka vijuar të mbështet nga huaja e dhënë nga bankat.Në qershor bankat kanë financuar bizneset dhe individët në vlerën e 795.6 miliardë lekëve duke u rritur me 1.6% krahasuar me një muaj më parë dhe 11.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo situatë duket se është ndikuar edhe nga normat e favorshme të interesit.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore bizneset kanë përfituar më shumë kreditim kryesisht për investime me më shumë se 9 miliardë lekë në qershor, duke arritur në rreth 447 miliardë lekë. Por edhe mbështetja me hua e individëve për blerje banesash ka vijuar të rritet.

269
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 6 Gusht, 2024 20:50
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
269
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?