Rriten rastet e zjarreve në vetura

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Gusht, 2024 19:45

Rriten rastet e zjarreve në vetura

Ndërkohë, krahas zjarreve nëpër automjete, këtë vit zjarrfikësit kishin punë edhe gjatë aksidenteve të trafikut. Në mbi 20 aksidente trafiku është dashur intervenimi i zjarrfikësve për të tërhequr të lënduarit

Rastet e zjarreve në vetura janë shpeshtuar dukshëm këtë vit në rajonin e Pollogut dhe jo vetëm. Rasti i fundit është regjistruar ditë më parë kur, një veturë BMË me targa të Italisë, pronë e një 54 vjeçari nga Tetova është përfshirë nga flakët. Nuk ka të lënduar, ndërsa zjarri është shuar plotësisht nga Njësiti Territorial Zjarrfikës Tetovë. Kontroll në vendngjarje ka kryer një ekip nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë. Zjarret e këtilla janë të shpeshta në rrugët e Tetovës sidomos gjatë verës. Nga njësia e zjarrfikësve në Tetovë thonë se që nga fillimi i vitit janë regjistruar 14 raste, kur është intervenuar në shuarjen e zjarrit që kishe përfshirë veturat.

Rritja e rasteve të zjarreve në automjete është edhe për shkak të temperaturave të larta që këtë verë janë regjistruar në vendin tonë. “Që nga fillimi i vitit e deri më tani kemi 14 raste të intervenimeve që veturat janë përfshirë nga zjarri. Zakonisht kemi të bëjmë me vetura që nuk kanë instalim të mirë, mungesa e kontrolleve të rregullta që duhet të bëjnë vozitësit në veturat e tyre,sepse një shkëndijë e vogël mund të shkaktojë zjarr të madhe dhe të shpejtë i cili përhapet lehtë në veturë. Poashtu ekspozimi i gjatë i veturës në diell është shkaktarë i zjarrit”, tha Avni Ahmeti, komandant i njësisë së zjarrfikësve.

Ndërkohë, krahas zjarreve nëpër automjete, këtë vit zjarrfikësit kishin punë edhe gjatë aksidenteve të trafikut. Në mbi 20 aksidente trafiku është dashur intervenimi i zjarrfikësve për të tërhequr të lënduarit. Apelohet për më shumë kujdes në këtë periudhë për shkak të numri të madh të veturave në rrugët e Pollogut.

“Kemi pasur mbi 20 raste kur është intervenuar në nxjerrjen e pasagjerëve nga automjeti për shkak të dëmtimit më të madh të veturës si pasojë e aksidentit. Këta intervenime janë më specifike sepse shpesh herë është shumë vështirë që të nxjerrish njerëzit nga vetura. Prandaj apelojmë që vozitësit të kenë më shumë kujdes sepse në dy intervenime që kemi pasur, pasagjerët kanë ndërruar jetë shkaku i aksidentit”, theksoi Ameti.

Nga ana tjetër, tashmë zjarrfikësit kanë ndihmën edhe të pikës së re që është hapur para dy muajve në komunën e Zhelinës. Ekipet e zjarrfikësve që veprojnë në këtë komunë, arrijnë më shpejt të intervenojnë derisa të arrijë ndihma nga njësia kundër zjarrit nga Tetova. “Është një ndihmë e mirë pika e re në Zhelinë e njësisë së zjarrfikësve. Është intervenuar në shuarjen e zjarreve në vetura, në aksidente trafiku dhe zjarre në hapësira të hapura. Pra, në këto raste është arritur menjëherë në vendngjarje shkaku i afërsisë, prandaj edhe në komunat tjera rurale duhet që të hapen pika të këtilla të zjarrfikësve që të jemi më të shpejtë dhe më efikas”, deklaroi Ahmeti.

Nga fillimi i vitit zjarrfikësit e Tetovës kanë intervenuar në mbi 500 zjarre në rajonin e Pollogut. (koha.mk)

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Gusht, 2024 19:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?