Numri i personave që humbën jetën në sulmet e kryera nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës që prej 7 tetorit 2023 është rritur me 30 në 24 orët e fundit, duke arritur në 39.653, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, jepet informacion për sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës, të cilat po vazhdojnë pandërprerë prej 305 ditësh.
Në deklaratë thuhet se ushtria izraelite ka kryer “3 masakra” në sulme në pjesë të ndryshme të Gazës në 24 orët e fundit dhe se në këto sulme kanë humbur jetën edhe 30 palestinezë të tjerë dhe janë plagosur 66 palestinezë.
Theksohet se numri i të vdekurve në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori u rrit në 39.653 dhe numri i të plagosurve u rrit në 91.535.
Gjithashtu thuhet se ka ende njerëz të vdekur nën rrënoja dhe në anë të rrugës, por ekipet mjekësore dhe zyrtarët e mbrojtjes civile nuk mundën të arrijnë trupat për shkak të pengesës së forcave izraelite.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
6 Gusht, 2024 19:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.