Rritet vlera e shportës konsumatorë, arrinë mbi 60 mijë denarë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Gusht, 2024 19:17

Rritet vlera e shportës konsumatorë, arrinë mbi 60 mijë denarë

Në korrik shpenzimet e jetesës kanë shënuar rritje prej 3% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërkaq rritje kanë shënuar edhe çmimet me pakicë për 3,9%, njoftoi Enti shtetëror i Statistikave.

Krahasuar me muajin qershor çmimet me pakicë janë rritur për 1.5%. Rritja e inflacionit me 0,7% është si rezultat i rritjes së shpenzimeve për restorante e hotele për 5.8%, për transport 4.9%, argëtim e kulturë për 1.2%, e të tjerë. Shpenzimet për arsim, mobile dhe pajisje shtëpiake kanë mbetur në nivelin e njëjtë.

Ndërkaq, vlera e shportës minimale sindikale për muajin korrik është rritur për 245 denarë dhe arrin në 60.570 denarë, njoftojnë nga Lidhja e Sindikatave.

Nëse llogaritja bëhet për një familje 4 anëtarëshe që nga buxheti i saj mujor ndan edhe për banesë me qira prej 60m2, atëherë shpenzimet janë dukshëm më të larta dhe arrijnë në 75.945 denarë.

Sipas përllogaritjeve të sindikatës, 1/3 e parave ose 22.008 denarë shkojnë për ushqim dhe pije, pastaj për shpenzime të përgjithshme 6.014 denarë, arsim 7.022, veshje dhe këpucë 4.979 denarë, kurse më së paku para ndahen për shërbimet shëndetësore 1.135 denarë./ Alsat.mk

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Gusht, 2024 19:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?