Rritja e tatimit të pronës revolton tetovarët

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 6 Gusht, 2024 18:58

Rritja e tatimit të pronës revolton tetovarët

Rritja e tatimeve të pronës nga ana e komunës së Tetovës, ka nxitur revoltë tek qytetarët. Kërkojnë sqarim nga komuna se, përse deri vitin e shkuar janë paguar tatimet si zakonisht, ndërsa nga ky vit, fatura për tatimin e pronës vinë dy apo trefish më e lartë.

“Unë kam ardhur të paguaj tatimin për këtë vit, por nga viti i shkuar është më shumë se dyfish. Arsyen se di se përse është dyfishuar apo trefishuar dhe çka na ofrojnë ta dimë ne. Duhet të jenë transparent çka na ofrojnë më shumë në krahasim me vitin e shkuar”, tha një banor.

“Po çmimi shumë i lartë na ka ardhur sivjet. E kemi pas 210 tash e kemi 530 për një banesë”, shtoi një banor.

“Problemi është se na thonë pse s’jetoni aty duhet të paguani më shumë. Unë as mbeturina bëj as ujë harxhoj duhet më pak të paguaj por ja i kanë rrit çmimet i kanë bë 100 euro edhe pse ai nuk banon rregullisht aty”, theksoi një banor.

“Deri më tani kam paguar 1030 denar, këtë vit më është faturu 1588. Përse kështu nuk e di erdha të pyes se idenë se kam”, u shpreh një tjetër banor.

Sektori i financave në Komunën e Tetovës mohon të ketë rritje të pagesës së tatimit të pronës. Sipas tij është bërë rivlerësim i pronave sipas diktimit të çmimit të tregut. Kështu, nëse një metër katror për një shtëpi banimi deri vitin e shkuar është vlerësuar me 40 euro, tani ai çmim vlerësues është ngritur në 300 apo 350 varësisht nga zona ku ndodhet dhe cilësia e ndërtimit.
“Ka rivlerësim të pronave dhe nga vërejtjet që kishim nga revizioni shtetëror, në komunën e Tetovës nuk ka ndodhur asnjëherë rivlerësim i pronave të qytetarëve që ne e bëmë për 18 muaj bashkë me kolegët. Kemi hasur një banesë e cila ka qenë e vlerësuar për 200 euro metër katrori ndërsa tani e dimë se çmimet e tregut janë mbi 1000 euro, dhe ne si komunë kemi bë rivlerësim mesatar varësisht nga zona ku ndodhet banesa”, tha Nuriman Dehari, Shef i sektorit të financave, komuna e Tetovës.

Faturat për tatimin në pronë, nuk janë lëshuar njëkohësisht te të gjithë qytetarët, që mos krijohet tollovi tek sportelet ku vijnë qytetarët për të sqaruar faturat. Ndërsa për gjithë qytetarët që kanë dyshime tek vlerësimi i metër katrorit, apo pronës në tërësi, komuna ka ngritur komision i cili me kërkesë të qytetarit dhe në praninë e tij, shkon dhe bën matjet dhe vlerësimin e objektit për të cilin bëhet fjalë.

Ndryshe, komuna e Tetovës, dy vitet e fundit, ka bërë rritje deri në 300 për qind të pagesës së tatimit në pronë./Alsat.mk

266
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 6 Gusht, 2024 18:58
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
266
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?