Nga Kim Mehmeti
Nuk është më mes nesh shkrimtari i madh me të cilin përjetë do mburret shqiptaria – Ismail Kadare. Ai la pas vetes vepra që do jenë pjesë e bibliotekës botërore, me çka neve shqiptarëve na radhiti mes popujve të civilizuar të botës.
Por sot u nda nga ne edhe njeriu që thuajse gjithmonë ishte me të pushtetshmit, që u ngut dhe bëri çmos ta shpërlajë vetveten nga ‘enverizmi’, por duke mos i ndihmuar shqiptarët të sqarojnë si u bënë pre e diktaturës më të egër në botë dhe se diktatorin e lindin elitat e një populli, e jo nëna e tyre.
Sot u nda nga jeta kolosi i letërsisë shqiptare, por edhe njeriu i vogël që la pas vetes ‘shkollën’ mendore se evropianizmi dhe vlerat Perëndimore janë proporcionale me përçmimin që tregon ndaj çdo gjëje që ka të bëjë me fenë dhe botën islame.
Dhe sot të gjithë sa janë do çirren e do garojnë se kush më shumë se tjetri do e lartësojë shkrimtarin më të madh që kishim, duke harruar se as madhështia artistike nuk mund ta mbulojë njeriun në të si dhe, vogëlsinë e lëvduesve të tij. (Kim Mehmeti)
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
1 Korrik, 2024 20:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.