Salah shpallet vetë si lojtari më i mirë afrikan në histori
Sulmuesi egjiptian Mohamed Salah ka bërë një deklaratë të fortë në një intervistë për France Football, duke thënë se e konsideron veten lojtari më të mirë afrikan të të gjitha kohërave.
“Po, e konsideroj veten lojtarin më të mirë afrikan të të gjitha kohërave. Megjithatë, ka pasur shumë lojtarë të mëdhenj: mund të përmend George Weah, Didier Drogba dhe Samuel Eto’o”, tha Salah.
Me një karrierë të jashtëzakonshme te Liverpool, Salah ka fituar Premier League, Champions League, FA Cup, dhe ka thyer rekorde të shumta individuale, përfshirë katër Këpucë të Arta dhe titullin e lojtarit më të mirë të sezonit.
Ai gjithashtu foli për trajnerin më të rëndësishëm në karrierën e tij, duke përmendur Luciano Spallettin, me të cilin ka punuar te Roma:
“Luciano Spalletti është trajneri më i mirë që kam pasur ndonjëherë. U përmirësova shumë me të, si taktikisht ashtu edhe mendërisht. Ai më dha mundësinë të shpreh talentin tim dhe të rritem si lojtar”.
Deklaratat e Salah kanë ndezur debat mes tifozëve dhe analistëve, veçanërisht për krahasimin me legjendat si Weah, Drogba dhe Eto’o, të cilët kanë lënë gjurmë të thella në futbollin botëror.
Flaka
















