Samiti i NATO-s në Uashington, nuk është konfirmuar takim Mickoski-Micotakis

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Korrik, 2024 19:03

Samiti i NATO-s në Uashington, nuk është konfirmuar takim Mickoski-Micotakis

Kryeministri Hristijan Mickoski dhe homologu i tij grek Kiriakos Micotakis nuk kanë konfirmuar një takim të mundshëm bilateral në margjinat e Samitit të NATO-s në Uashington, megjithatë nuk e përjashtojnë as mundësinë për një të tillë. Zëdhënësi i qeverisë greke Pavllos Marinakis tha se kryeministri grek planifikon ta ngre në nivel të lartë çështjen e respektimit të marrëveshjes së Prespës. “Takim nuk është planifikuar por nuk përjashtohet mundësia që në korniza të aktiviteteve, kryeministri të ketë edhe disa takime bilaterale”, tha zëdhënësi i qeverisë greke, në takim me mediat.

Nga qeveria në Shkup thonë se pala greke deri tani nuk ka kërkuar takim me delegacionin maqedonas në NATO.

“Jemi të gatshëm të bisedojmë për të gjitha çështjet, përfshirë edhe për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, për të cilën tashmë dihet se respektohet nga qeveria maqedonase por një dialog i tillë do të ishte mundësi e mirë të shihet se cilat çështje i respekton edhe pala greke në kuadër të detyrimeve që ka me këtë marrëveshje”, thuhet në qëndrimin nga qeveria. Ata thonë se do të ishte mirë që fokusi të vendosej te bashkëpunimi ekonomik në vend se te përforcimi i pozitave politike dhe emocioneve nacionaliste.

Në prag të Samitit treditor në Uashington, është konfirmuar edhe agjenda, temat e diskutimit, darka formale dhe pjesëmarrësit. Ish diplomati Vasko Naumovski, vlerëson se fakti që funksionarë të lartë të shtetit janë pjesëmarrës në këtë samit, flet për përcaktimin strategjik të qeverisë së re.

“Kjo vizitë ka simbolikë të veçantë sepse është edhe takimi i parë në nivel ndërkombëtar i kryeministrit të ri dhe me këtë konfirmohet përcaktimi strategjik i qeverisë VMRO-DPMNE dhe koalicionit për vazhdimin e marrëdhënieve të mira bilaterale me SHBA-në si dhe vazhdim i kontributit tonë në aktivitetet e NATO-s si anëtare e plotfuqishme e NATO-s. Tek e fundit, përcaktimi strategjik për integrimet Euro-Atlantike është edhe në programin e partisë që drejton qeverinë”, deklaroi Vasko Naumovski, ish diplomat.

Mbështetja për Ukrainën dhe sfidat e sigurisë, do të jenë nga temat kyçe të samitit.

“Sigurisht se sfidat e sigurisë të Aleancës së NATO-s janë të lidhura me luftën ruse-ukrainase si dhe me kapacitetet e vendeve anëtare për shpërndarjen eventuale të këtij konflikti. Sigurisht në si shtet i Ballkanit Perëndimor jemi cak i pikëpamjeve të ndryshme nga qendra të ndryshme të pushtetit megjithatë me zgjedhjen e qeverisë së re konfirmohet se pa marrë parasysh se kush vjen në pushtet tek ne, vazhdim orientimi ynë strategjik”, tha Vasko Naumovski, ish diplomat.

Samiti në Uashington fillon zyrtarisht nesër, kurse aktivitetet kryesore janë në datë 10. Përveç tryezës së përbashkët të diskutimit, krerët e shteteve do të jenë pjesëmarrës në një darkë të organizuar në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti amerikan Xho Bajden kurse ministrat e Jashtëm do të marrin pjesë në darkën e Sekretarit të shtetit Antoni Blinken.

Samiti shënon 75 vjetorin e Aleancës Veri-Atlantike. /Alsat.mk

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Korrik, 2024 19:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?