Sanchez i drejtohet NATO-s: Nuk ka “standarde të dyfishta” për Ukrainën dhe Gazën

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Korrik, 2024 19:39

Sanchez i drejtohet NATO-s: Nuk ka “standarde të dyfishta” për Ukrainën dhe Gazën

Kryeministri socialist i Spanjës Pedro Sanchez, i cili është bërë një nga zërat më kritikë të BE-së kundër Izraelit, u bëri thirrje qeverive perëndimore në samitin e mbajtur në Uashington.

“Nëse i themi popullit tonë se mbështesim Ukrainën sepse mbrojmë ligjin ndërkombëtar, atëherë duhet të bëjmë të njëjtën gjë në lidhje me Gazën,” tha ai në margjinat e një samiti të NATO-s.

Për kryeministrin socialist të Spanjës duhet të ketë një “qëndrim politik konsistent” për këtë çështje, “pa zbatuar standarde të dyfishta”.

“Ne duhet të krijojmë kushtet për një armëpushim të menjëhershëm dhe urgjent”, shtoi ai, duke paralajmëruar kundër rrezikut të përshkallëzimit në kufirin midis Izraelit dhe Libanit.

Në muajt e fundit, Spanja është bërë një nga zërat më kritikë brenda Bashkimit Eiropian kundër qeverisë së Benjamin Netanyahu. Së bashku me ato të Irlandës dhe Norvegjisë, qeveria e Pedro Sanchez njohu shtetin e Palestinës në fund të majit, duke nxitur zemërimin e qeverisë izraelite. /abcnews.al

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Korrik, 2024 19:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?