Serbia i dorëzon Francës avionët rusë, Vulin: Gënjeshtër e poshtër, nuk e tradhtojmë Moskën

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Shtator, 2024 19:48

Serbia i dorëzon Francës avionët rusë, Vulin: Gënjeshtër e poshtër, nuk e tradhtojmë Moskën

Në prag të takimit me presidenti rus Valdimir Putin më 4 shtator, zëvendëskryeministri serb Aleksandër Vulin përpiqet të japë garanci të reja për aleancën e palëkundur. Disa politikanë në rusi, po aludojnë se Serbia po ja dorëzon flamujt e saj, Francës pas kontratës për blerjen e 12 avionëve Rafal.

Ish-zvkryetarja e Dumës Ruse, Elena Vladimirovna Panina, shkroi në Telegram se marrëveshja mes Francës dhe Serbisë përmban një klauzolë mbi transferimin e avionëve luftarakë serbë MiG-29 në Francë, për t’i ridërguar më pas në Ukrainë, shkruan A2 CNN.

Për Vulin kjo është vetëm një gënjeshtër e poshtër, që synon të prishë takimin me Putinin. “Armiqtë e vëllazërisë së Rusisë dhe Serbisë nuk ekzistojnë vetëm në Perëndim por edhe në Rusi. Jemi mësuar me gënjeshtrat që kanë për qëllim të na bëjnë të grindemi me Rusinë, dhe ato vijnë nga Bashkimi Evropian dhe NATO. Por kur vijnë nga Rusia, ne habitemi nga poshtërsia dhe marrëzia e tyre. Gënjeshtra se Serbia po ia lëshon avionët Francës është e poshtër dhe budallaqe dhe u trillua për të prishur takimin me presidentin Putin”, tha Vulin.

Zv.kryeministri serb, i cili po merr pjesë në forumin ekonomik lindor të Vladivostokut, ku do të takohet edhe me Putini, i kujtoi Moskës besnikërinë e treguar ndaj saj, teksa prej dy vitesh refuzon t’i bashkohet sanksioneve dhe premton se kështu do të vazhdojë.

“Nëse presidenti Vuçiç do të donte të tradhtonte vëllazërinë shekullore, do të mjaftonte të bënte diçka nga këto dhe ai do të ishte i preferuari i Perëndimit, por nuk është. Ne kemi mbetur mik dhe aleat konsistent i Rusisë”, tha Vulin.

Sipas tij, Serbia ka flotën më të madhe të tankeve me origjinë apo teknologji sovjetike në Evropë dhe asnjë prej tyre nuk ka përfunduar në Ukrainë. Serbët që u udhëhiqen nga lideri i fundit i lirë në Europë, nuk tradhtojnë, tha Vulin./A2

100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Shtator, 2024 19:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?