SHBA-ja vendos sanksione të reja ndaj mediave shtetërore ruse

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Shtator, 2024 22:53

SHBA-ja vendos sanksione të reja ndaj mediave shtetërore ruse

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka njoftuar sanksione të reja kundër kanalit mediatik rus RT, duke e akuzuar atë si një “krah de facto të aparatit të inteligjencës ruse”.

Diplomati më i lartë amerikan u tha gazetarëve se RT është pjesë e një rrjeti mediash të mbështetura nga Rusia, të cilat kanë kërkuar në fshehtësi të “minojnë demokracinë në Shtetet e Bashkuara”.

Ai shtoi se qeveria ruse ka “ngulitur brenda RT, një njësi me aftësi operacionale kibernetike dhe lidhje me inteligjencën ruse”.

Bëhet e ditur se RT transmetoi drejtpërdrejt komentet e Blinken dhe e shpalli atë “teorinë e fundit të konspiracionit të SHBA-së”, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Madje, zëdhënësja ruse e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, tha se duhet të ketë një “profesion të ri” në SHBA, “specialist në sanksionet e vendosura ndaj Rusisë”.

Departamenti i Shtetit akuzoi transmetuesin shtetëror, dikur Russia Today, për përfshirje në “operacione informacioni, ndikim të fshehtë dhe prokurime ushtarake” në vendet në Evropë, Afrikë dhe Amerikën Veriore dhe Jugore.

Blinken akuzoi gjithashtu RT për organizimin e mbledhjeve të fondeve në internet për të blerë parzmore, pushkë snajper, dronë dhe pajisje të tjera për ushtarët rusë që luftojnë në Ukrainë.

Rrjeti, tha ai, ka kërkuar të ndikojë në politikën e Moldavisë në koordinim me inteligjencën ruse përpara zgjedhjeve presidenciale në tetor të vitit 2024.

SHBA-ja ka paditur tashmë dy punonjës të RT-së për gjoja përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të këtij viti, por zyrtarët amerikanë thanë se transmetuesi shtetëror luajti një rol më të madh në përpjekjet e Rusisë për të minuar demokracitë.

“Aktivitetet me ndikim të fshehtë nuk janë gazetari”, tha Blinken.

Ndryshe, njoftimi është pjesë e një sërë veprimesh që qeveria amerikane ka ndërmarrë kundër mediave shtetërore ruse ndërsa afrohen zgjedhjet e vitit 2024. /Telegrafi/

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Shtator, 2024 22:53
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?