SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhjet

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Korrik, 2024 22:01

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhjet

Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombetar shprehën shqetësimin me vonesat në publikimin e të dhënave të detajuara për zgjedhjet nga autoritetet zgjedhore në Venezuelë , tha zëvendës- zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel të mërkurën në konferencën e përditshme të shtypit.

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro tha të mërkurën se forca e tij politike është e gatshme të paraqesë të gjitha të dhënat e votimit të zgjedhjeve të së dielës dhe se i kishte kërkuar gjykatës më të lartë të vendit që të siguronte që edhe partitë e tjera e tjera të bëjnë të njëjtën gjë.

Ndërkohë, ministrat e Jashtëm të grupit të shtatë vendeve më të industralizuara (G7) miratuan një deklaratë në të cilin shprehin shqetësim mbi rezultatin e shpallur të zgjedhjeve në Venezuelë, që ka nxitur protesta në mbarë vendin.

Presidenti Nicolas Maduro pretendoi se fitoi zgjedhjet, por opozita e ka kundërshtuar rezultatin dhe ka deklaruar se të dhëna të pavarura tregojnë se fitues ishte kandidati i saj.

Ministrat e G7-ës i bënë thirrje përfaqësuesve të Venezuelës që të bëjnë publike të gjitha të dhënat e numërimit të votave dhe që të ndajnën çdo informacion me opozitën dhe vëzhguesit e pavarur.

Presidencën e radhës së 2024 po e mban Italia. Pjesë e G7-ës janë edhe Gjermania, Franca, Britania, Kanadaja, Japonia dhe Shteteve të Bashkuara.

Të martën, Presidenti amerikan Joe Biden dhe ai brazilian Luiz Inacio Lula da Silva i bënë thirrje të qeverisë së Venezulës të bëjë publike të dhëna të detajuara të votimeve për zgjedhjet presidenciale.

Në një deklaratë të përbashkët pas një telefonate gjatë së cilës diskutuan zgjedhjet në Venezuelë, Presidenti Biden dhe Presidenti Lula da Silva, aleat i zotit Maduro, thanë se “bien dakort për nevojën e publikimit të menjëhershëm të të dhënave të plota, transparente dhe të detajuara në nivel qendrash votimi nga autoritetet zgjedhore venezueliane”.

Në rrugët e Venezuelës kanë shpërthyer protestat, në të cilat i bëhet thirrje zotit Maduro që të pranojë humbjen e zgjedhjeve, edhe pse autoritetet zgjedhore e kanë shpallur atë fitues për një mandat të tretë me 51 për qind të votave.

Opozita thotë se institucioni zgjedhor është nën urdhrat e një qeverie diktatoriale. Sipas opozitës, kandidati isaj,Edmundo Gonzalez, siguroi mbi dyfishin e votave./VOA

104
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Korrik, 2024 22:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
104
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?