Shega: Fruti që lufton kancerin, plakjen dhe sëmundjet e zemrës
Shega, e njohur për ngjyrën e saj të kuqe të thellë dhe shijen unike, është një nga frutat me përmbajtjen më të lartë të antioksidantëve natyralë, të cilët mbrojnë trupin nga radikalet e lira të shkaktuara nga faktorë si duhanpirja, alkooli, ndotja e ajrit dhe ushqyerja e pashëndetshme.
Studimet shkencore kanë treguar se lëngu i shegës mund të ngadalësojë rritjen e masës tumorale në mushkëri, veçanërisht tek duhanpirësit, duke ulur inflamacionin dhe duke ofruar mbrojtje më të madhe se vera e kuqe apo çaji jeshil. Përfitimet e saj shtrihen edhe në parandalimin e kancerit të prostatës dhe gjirit.
Përveç efekteve kundër kancerit, shega ndihmon në luftimin e plakjes falë një substance të quajtur urolithin A, e cila rigjeneron muskujt dhe përmirëson funksionin e tyre duke eliminuar mitokondrit e dëmtuara.
Një kombinim i fuqishëm është lëngu i shegës me 2-3 hurma arabie në ditë, i cili sipas studimeve ofron mbrojtje të lartë kundër sëmundjeve të zemrës dhe hemorragjisë cerebrale.
Ekspertët rekomandojnë konsumimin e 2-3 gotave lëng shege në ditë për të përfituar maksimalisht nga vetitë e saj shëndetësore.
Flaka
















