Shenjat e stresit që trupi juaj ju tregon çdo ditë
Dr. Megan Arroll, psikologe dhe autore e shumë librave, thotë se stresi ndikon në mënyra të ndryshme në trurin dhe trupin tonë, duke lënë shenja fizike dhe mendore. Një nga shkaktarët kryesorë është ngarkesa e madhe fizike dhe psikologjike që përjetojmë në periudha të caktuara.
Disa nga shenjat më të dukshme të stresit janë:
- Probleme me rrahjet e zemrës.
- Vështirësi në përqendrim dhe humbje e linjës së bisedës.
- Pamundësi për të qëndruar pa lëvizur.
- Probleme të stomakut, si diarre apo kapsllëk.
- Pagjumësi ose cilësi e dobët e gjumit.
- Vështirësi në të folur dhe frymëmarrje.
- Acarim i lehtë dhe debate të shpeshta.
- Ndjenja se të gjithë të tjerët ecin përpara ndërsa ju ngecni.
- Ndjeshmëri e dobët ndaj sëmundjeve, grip dhe infeksione që shërohen ngadalë.
Gjatë stresit, gjaku shkon më shumë tek truri, zemra, mushkëritë dhe muskujt, duke rritur rrahjet e zemrës dhe frymëmarrjen për të furnizuar muskujt me oksigjen. Djersitja rritet për të shmangur ngritjen e temperaturës trupore, niveli i sheqerit rritet për të furnizuar energjinë dhe enët e gjakut ngushtohen.
Ekspertët këshillojnë që në këto situata të qetësohemi, të mendoni pozitivisht dhe të ndërmarrim veprime të ndryshme për të menaxhuar stresin dhe për të mbrojtur trupin dhe shëndetin mendor.
Flaka
















