Shenjat që tregojnë se po konsumoni shumë mish
Edhe pse mishi konsiderohet një burim i rëndësishëm proteinash, ekspertët paralajmërojnë se konsumimi i tepërt i produkteve shtazore mund të sjellë pasoja të padëshiruara për shëndetin.
Sipas rekomandimeve në fushën e Nutrition, një dietë e pabalancuar me shumë mish dhe pak fruta e perime mund të çojë në mungesë të vitaminave esenciale, veçanërisht vitaminës C.
Një nga shenjat më të dukshme është përkeqësimi i gjendjes së flokëve dhe lëkurës. Mungesa e vitaminës C ndikon drejtpërdrejt në prodhimin e kolagjenit, një proteinë kyçe që mban lëkurën, flokët dhe thonjtë të shëndetshëm.
Po ashtu, personat që konsumojnë shumë mish mund të sëmuren më shpesh. Kjo lidhet me dobësimin e sistemit imunitar, pasi mungesa e vitaminave e bën trupin më të ndjeshëm ndaj infeksioneve si gripi apo ftohja.
Një tjetër efekt anësor është shtimi në peshë. Edhe pse proteinat janë të nevojshme për ndërtimin e muskujve, teprica e tyre mund të depozitohet në trup si yndyrë, nëse nuk shfrytëzohet nga organizmi.
Ekspertët rekomandojnë një dietë të balancuar që përfshin mish, por edhe sasi të mjaftueshme të frutave, perimeve dhe burimeve të tjera ushqyese për të ruajtur shëndetin optimal.
Flaka
















