Shkup, studentët kërkojnë dizajn të ri për ndërtesat FShIIK dhe FEFSSh, nuk duan barok

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Shtator, 2024 19:39

Shkup, studentët kërkojnë dizajn të ri për ndërtesat FShIIK dhe FEFSSh, nuk duan barok

Qeveria të shpallë konkurs studentor për vendim për fasadat e godinave të reja të Fakultetit të Shkencave të Informacionit dhe Inxhinierisë Kompjuterike (FShIIK) dhe Fakultetit të edukatës fizike, sportit dhe shëndetit (FEFSSh), kërkojnë studentët e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup (UKM), transmeton Portalb.mk.

Kuvendi i studentëve universitar në UKM i ka dërguar kërkesë zyrtare Qeverisë së Maqedonisë për këtë çështje.

Në dokument, studentët shprehen të pakënaqur me zgjidhjen aktuale, sidomos për fasadat e objekteve, ndërtimi i të cilave është pezulluar prej vitesh. Ata kërkojnë që në konkurs të mund të aplikojnë studentë që do të krijojnë dizajn inovativ dhe të qëndrueshëm të përshtatshëm për kampusin.

“Pas shprehjes së pakënaqësisë për zgjidhjen aktuale, veçanërisht për fasadat e ndërtesave ekzistuese të përmendura, nevojitet një konkurs që do të inkurajojë studentët të krijojnë një dizajn inovativ dhe të qëndrueshëm që do t’i përshtatet kampusit. Kjo bën të mundur zbatimin e zgjidhjes më kreative dhe më të përshtatshme ekonomikisht, të zgjedhur sipas kritereve të stafit profesional”, thuhet në kërkesën e KSU UKM drejtuar Qeverisë.

Ndërtimi i objekteve të FShIIK dhe FEFSSh të cilat filluan në dhjetor 2015 si pjesë e projektit Shkup 2014, tetë vjet më vonë, nuk ka përfunduar. Dy godinat, të cilat ishin planifikuar të ishin në stilin barok, duhej të zgjidhnin problemet e fakulteteve, të cilat prej vitesh janë në kushte të këqija. Kontraktor i ndërtimit ishte kompania “Beton-Shtip”, por pasi ajo falimentoi në korrik 2019, ndërtimi u ndal.

Për shkak të kësaj, institucioni më i madh i arsimit të lartë në vend – Fakulteti i Shkencave të Informacionit dhe Inxhinierisë Kompjuterike (FShIIK), i cili sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave nga korriku i këtij viti, ka 4.722 studentë, mbetet pa objekt të vetin.

Studentët dhe punonjësit e FINKI-t në pranverë organizuan protesta për shkak të mungesës së një godine dhe kërkuan që sa më shpejt të merrnin ambiente të përshtatshme për numrin e studentëve dhe llojin e studimeve që studiojnë.

22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Shtator, 2024 19:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?