Shqipëri/ Alarmi për “Ethet e Nilit”, reagon Ministria e Shëndetësisë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Gusht, 2024 20:00

Shqipëri/ Alarmi për “Ethet e Nilit”, reagon Ministria e Shëndetësisë

Ethet e Nilit u rikthyen në Shqipëri pas 13 vjetësh duke shkaktuar deri tani 3 të vdekur dhe 17 të infektuar. Personat që kanë ndërruar jetë janë nga Lushnja, Fieri dhe Kurbini.  Ministria e Shëndetësisë ka reaguar duke i bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë, por vigjilentë.

Autoritetet kanë marrë masat duke kryer procesin e dezinsektimit dhe monitorimin etomologjik periodik në të gjithë vendin. Deri tani, nga Ethet e Nilit Perëndimor rastet më të shumta janë shënuar në Serbi, ku 100 persona janë të sëmurë dhe 9 të tjerë kanë vdekur. Kjo situatë ka prekur edhe Rumaninë, Hungarinë dhe Italinë, ndërkohë që në Greqi gjendja paraqitet më emergjente.

Në shtetin grek janë raportuar të paktën 55 raste si bartës të këtij virusi, ndërsa 2 persona kanë humbur jetën. Infeksioni nga virusi i Nilit Perëndimor transmetohet kryesisht nga pickimet e mushkonjave të infektuara. 80% e njerëzve të infektuar nuk shfaqin simptoma, ndërsa 20% përjetojnë ethe dhe dhimbje. Vetëm 1% zhvillojnë forma të rënda.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Gusht, 2024 20:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?