Shtatori nisi me linja të reduktuara të autobusëve, qytetarët: Mjerë nxënësit dhe ata që punojnë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Shtator, 2024 19:31

Shtatori nisi me linja të reduktuara të autobusëve, qytetarët: Mjerë nxënësit dhe ata që punojnë

Në ditën e parë të shkollës dhe përfundimit të pushimeve verore, qytetarët dhe nxënësit u përballën me kaos në transportin publik. Nuk kishte mjaftueshëm autobusë. Qytetarët e anketuar u shprehën të revoltuar, pasi pritjet për transport publik ishin të gjata.

“Me fillimin e vitit të ri shkollor filloi edhe kaosi i vërtetë në qytetin e Shkupit me transportin publik. Nëpër stacionet e autobusëve përveç numrit të shtuar të qytetarëve që pritnin ishin shtuar edhe taksitë të cilët transportonin qytetarë në vend të autobusëve të NQP-së. Nga sita e sotme edhe ato privat e filluan dy shtatorin me linja të reduktuara”, raporton Avni Tahiri, gazetar.

Kishit autobus në mëngjes si shkuat në shkollë? Me veturë por tani pres shumë. Ishit në shkollë në mëngjes apo? Po, isha. Me çfarë shkuat? Shkova me veturë. Prita autobus por nuk kishte, e lajmërova prindin dhe shkova me prindin. Tani sa kohë pret për tu kthyer në shtëpi? Pres që 20 minuta. Në aplikacion tre here që shkruan se për 5 minuta do të vijë por ja deri tani nuk ka asnjë autobus”, deklaroi një nxënës.

“Nuk ka autobus, katastrofë. Si shkuat në shkollë? Si u filloi dita e parë? Mirë ishte, na i dhanë librat por autobusë nuk ka. Nëntëmbëdhjeta 20 minuta nuk erdhi. Nuk ka si të shkojmë në shtëpi”, tha një tjetër nxënës.

“Autobusi që unë udhëtoj është i rrallë, vjen në një orë ose një orë e gjysmë. Tani që filloi shtatori janë më të shpeshtë por nuk janë të rregullt”, u shpreh një studente.

Përveç nxënësve që sot pritnin të gjejnë një vend në autobusët urban të Shkupit, pritnin edhe të moshuarit dhe ata që pas pushimeve filluan me punë. Ndërsa gjendjen e transportit urban në Shkup e përshkruajnë si kaotike.

“Si nuk u vjen turp për këtë që bëjnë? Danella thotë që qeveria është fajtorë ndërsa ata thonë që qyteti i Shkupit është fajtorë. Mjerë nxënësit tani dhe për ata që punojnë”, theksoi një qytetar.

“Unë jetoj në fshat, dhe atje nuk ka autobusë që një vite a më shumë. Në fshatin Bllacë. Kemi bërë kërkesa por jo nuk ka asgjë. Me çfarë udhëtojnë nxënësit prej Bllacë? Me çfarë të mundën, disa me vetura, është e vështirë për prindit? Po sigurisht, unë mujoren e kam dhe paguaj transport ekstra”, nënvizoi një tjetër qytetar.

Me mungesën e transportit publik qytetarët po përballen tanimë një kohë të gjatë. /Alsat.mk

21
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Shtator, 2024 19:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
21
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?