“Shtëpia me Gjethe” tërheq gjithnjë e më shumë turistët/ Janar-Korrik e vizituan mbi 40 mijë persona nga Europa e Amerika

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Korrik, 2024 21:11

“Shtëpia me Gjethe” tërheq gjithnjë e më shumë turistët/ Janar-Korrik e vizituan mbi 40 mijë persona nga Europa e Amerika

“Shtëpia me Gjethe” në kryeqytet apo Muzeu Kombëtar i Përgjimeve të Sigurimit të Shtetit mbetet një nga destinacionet e vizitorëve të shumtë në vendin tonë. Në mesin e tyre nuk mungojnë as të vegjlit e shkollave verore që njihen me historinë e errët të Shqipërisë.

Padiskutim, një peshë të rëndësishme të vizitorëve në “Shtëpinë me Gjethe” e zënë edhe turistët e huaj nga vende të ndryshme të botës, të cilët janë kureshtarë për të kaluarën e vendit tonë në kohën e diktaturës. Të huajt japin edhe përshtypjet e tyre për këtë muze.

Turisti 1: Mendoj se është shumë muze interesant, pasi ka shumë histori dhe informacione këtu dhe ja vlen të njihesh nga afër me to.

Pyetje: Ku dëgjuat për Shtëpinë me Gjethe për ta vizituar, dikush jua sugjeroi apo morët informacione në internet?

Turisti: Kontrolluam në internet dhe na u duk një muze që ja vlente ta vizitoje për të kuptuar gjithë historinë.

Pyetje: Pra jeni duke kombinuar turizmin në Shqipëri me historinë dhe kulturën apo jo?

Turisti: Po patjetër.

Turistja: Më duket shume shumë interesant dhe i këndshëm dhe mbi të gjitha shumë informacione. Kemi ardhur dje këtu dhe pas Shqipërisë do shkojmë në Mal të Zi.

Turisti 2: Jam nga Gjermania. E zbulova rastësisht “Shtëpinë me Gjethe”. Pastaj thashë me vete se ja vlen ta vizitoj pasi edhe ne në Gjermani kemi një histori të ngjashme me të sigurimit të shtetit dikur.

Sipas drejtores së Muzeut të “Shtëpisë me Gjethe”, Etleva Demollari nga Janari deri në ditët e fundit të Korrikut, ka një rritje të vizitorëve me 75% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023.

Turistët më të shumtë janë nga Europa, por nuk mungojnë dhe ata nga Amerika apo vendet Aziatike. Sezoni veror ka dhe fluksin më të madh të vizitorëve, ndaj Muzeu i “Shtëpise me Gjethe” qëndron i hapur 7 ditët e javës.

Klan News

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Korrik, 2024 21:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?