Shumica nisi betejën, Snopçe: Lojërat e fatit “online” të mbyllen menjëherë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Korrik, 2024 19:07

Shumica nisi betejën, Snopçe: Lojërat e fatit “online” të mbyllen menjëherë

Shumica e re në Kuvend filloi betejën e re kundër lojërave të fatit. Fillimisht, deputetët e VLEN, në koordinim me deputetët e VMRO-DPMNE-së, kërkojnë të bëhet interpretim autentik i ligjit aktual me të cilën gjë synojnë të tregojnë se hapja e tre kompanive të reja për lojëra të fatit disa muaj më parë, ka qenë veprim ilegal.

Deputeti Halil Snopçe thotë se synimi tjetër është të nxirren para përgjegjësisë ata që kanë marrë këtë vendim dhe me një ligj të ri, të mbyllet një numër i konsiderueshëm i këtyre bizneseve.

“Ekipi ynë i juristëve është i bindur që vendimi për themelimin e tre kompanive të reja për organizimin e lojërave të fatit në internet është plotësisht pa bazë ligjore prandaj presim që qeveria ta mbështesë këtë siguri ligjore duke dhënë mendimin e duhur nga ku Komisioni juridik ligjvënës do të zbërthejë në një interpretim autentik që do të mundësojë mbylljen e lojërave të fatit në internet, edhe atë, menjëherë. Pika tjetër e planit për ballafaqimin me pasojat e dëmshme të lojërave të fatit është fillimi i procedurave të duhura gjyqësore për të vërtetuar keqpërdorimet e detyrave zyrtare dhe autorizimet e të gjitha autoriteteve të cilët kanë marrë pjesë në miratimin e vendimeve të kundërligjshme lidhur me organizimin e llojeve të ndryshme të lojërave të fatit. Në fund, duke pasur parasysh faktin se kemi krijuar një grup pune, presim që qeveria t’i propozojë Kuvendit një ligj të ri për lojërat e fatit dhe lojërat e argëtuese i cili do të përmbajë një sërë dispozitash me të cilat jemi të sigurt se numri i objekteve të lojërave të fatit do të ulet brenda një periudhe të arsyeshme kohore, minimalisht në gjysmë”, tha Halil Snopçe, deputet i VLEN-it. /Alsat.mk

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Korrik, 2024 19:07
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?