Si humbi Donald Trump 4 miliardë dollarë në pak muaj

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Shtator, 2024 19:58

Si humbi Donald Trump 4 miliardë dollarë në pak muaj

Donald Trump është në javët e fundit të fushatës zgjedhore dhe duket optimist për të qenë sërish President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por kompania e tij e mediave sociale nuk i ka punët shumë mirë. Madje gjërat sa vijnë e përkeqësohen. Aksionet e “Trump Media & Technology Group” (DJT) arritën çmimin më të ulët historik që prej nxjerrës së Truth Social në bursë.

Trump Media ka humbur rreth 74% të vlerës së vet që prej 27 marsit, kur aksionet e kompanisë arritën nivelin më të lartë, duke u shitur me 66,22 dollarë, shkruan A2 CNN.

Vetë Trump kishte 114,75 milionë aksione, që më 9 maj vlerësoheshin 6,2 miliardë dollarë. Por tashmë këto aksione vlejnë vetëm 2 miliardë dollarë, zhvlerësim që e nxori ish-presidentin edhe nga lista e “Bloomberg” e 500 njerëzve më të pasur të planetit.

Ky zhvlerësim përforcoi idenë se Truth Social ishte mbivlerësuar që nga ngritja dhe se mbetet një aktor pa peshë në skenën e mediave sociale. “Po të mos ishte Trump, aksionet do të shiteshin me 1 dollarë”, thotë për CNN Matthew Tuttle, CEO i Tuttle Capital Management. “Nëse Trump fiton, kjo kompani mund të ketë edhe ndonjë shans për të mbijetuar. Por nëse ai humb, nuk shosh shumë shpresë”.

Pavarësisht kësaj, kompania arkëtoi 837 milionë dollarë në tremujorin e fundit dhe në gusht nisi transmetimin Truth+, një platformë transmetimi televiziv online i përshtatur për iOS dhe Android.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Shtator, 2024 19:58
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?