Si menaxhojnë stresin psikologët: teknika që funksionojnë për të gjithë
Psikologët, përveçse ndihmojnë të tjerët për të menaxhuar stresin dhe emocionet, përdorin edhe vetë teknika të veçanta për të përballuar tensionin e përditshëm. Sipas Bright Side, disa nga metodat më efektive që përdorin profesionistët për reduktimin e stresit përfshijnë:
- Shkrimi i mendimeve: Psikologu klinik John Duffy mban shënime për situatat, marrëdhëniet dhe idetë, gjë që ndihmon për të qartësuar mendimet dhe për të ulur tensionin.
- Përgatitja e ushqimit të shëndetshëm: Psikoterapisti Jeffrey Sumber përqendrohet në gatimin e pjatave të reja si mënyrë për të larguar stresin dhe për të përqendruar energjinë në diçka kreative.
- Relaksimi progresiv i muskujve: Kevin Chapman përdor ushtrime ku shtrëngohen muskujt për 10 sekonda dhe më pas relaksohen për 20 sekonda, duke ndihmuar trupin dhe mendjen të lirohen nga tensioni.
- Mosreagimi ndaj situatave stresuese: Susan Krauss Whitbourne praktikojnë kontrollin e reagimeve, duke mos lejuar që situatat negative të ndikojnë emocionalisht.
- Shmangia e mendimeve negative: Martin Seligman sugjeron teknika të thjeshta për të ndërprerë ciklin e mendimeve të pafavorshme dhe për të fokusuar vëmendjen në aktivitete pozitive.
- Bëni gjëra që ju pëlqejnë: Amy Przeworski rekomandon që të rezervoni kohë për hobi dhe aktivitete që sjellin lumturi dhe qetësi mendore.
Këto metoda tregojnë se edhe profesionistët e shëndetit mendor kanë strategji praktike për të ruajtur ekuilibrin emocional dhe për të përballuar sfidat e përditshme.
Flaka
















