Si të humbni peshë pa dieta ekstreme – Zgjidhni këto ushqime

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 1 Korrik, 2025 14:40

Si të humbni peshë pa dieta ekstreme – Zgjidhni këto ushqime

Nëse ushqeheni keq, është pothuajse e pamundur të humbni kilogramët e tepërt vetëm përmes aktivitetit fizik. Ekspertët bien dakord se ushqimi ka ndikim shumë më të madh se palestra kur bëhet fjalë për rënien nga pesha.

Shumica e dhjamit në trup akumulohet nga konsumimi i yndyrnave të pashëndetshme, ndaj zgjedhja e ushqimeve të duhura është thelbësore. Më poshtë janë pesë ushqime që mund t’i konsumoni rregullisht pa u shqetësuar për shtimin në peshë:

  • Vezët – Të pasura me proteina, hekur dhe vitamina, vezët janë një zgjedhje ideale për mëngjes apo drekë. Mund t’i zieni dhe t’i shoqëroni me sallatë jeshile për një vakt të lehtë dhe të ngopur.
  • Frutat e pyllit – Manaferrat dhe boronicat përmbajnë shumë fibra dhe pak sheqer, duke ndihmuar në reduktimin e inflamacionit dhe mbajtjen në formë. Kombinohen shkëlqyeshëm me kos apo tërshërë.
  • Arrorët – Burim i karbohidrateve të mira, yndyrnave të shëndetshme dhe mineraleve. Konsumimi në sasi të moderuar ndihmon në ngopje dhe ruajtjen e energjisë.
  • Kosi pa yndyrë – I zënë në shtëpi, është i pasur me kalçium dhe proteina. Mund ta konsumoni në çdo vakt, i kombinuar me fruta pylli apo arra.
  • Patatet e ëmbla – Të pasura me karbohidrate të shëndetshme dhe fibra, patatet e ëmbla janë të lehta për t’u tretur dhe mund të gatuhen në mënyra të ndryshme, si të kavërdisura me vaj ulliri dhe hudhër.

Këto ushqime jo vetëm që ndihmojnë në kontrollin e peshës, por ofrojnë edhe vlera të larta ushqyese për një stil jetese të shëndetshëm.

Flaka

124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 1 Korrik, 2025 14:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?