Si të shmangim mungesën e fibrave, kalciumit, vitaminës D dhe kaliumit
Ekspertët e shëndetit publik kanë ngritur alarmin për mungesën në rritje të disa prej vlerave më të rëndësishme ushqyese në organizmin e njerëzve, si pasojë e konsumit të ushqimeve me pak përfitime ushqyese dhe zakoneve të dobëta të të ushqyerit.
Sipas të dhënave, më pak se 10% e njerëzve konsumojnë sasinë e rekomanduar ditore të perimeve dhe vetëm 20% marrin mjaftueshëm fruta. Departamenti i Bujqësisë i SHBA-së dhe Departamenti i Shëndetit kanë identifikuar disa lëndë ushqyese që mungojnë shpesh, por katër prej tyre janë veçanërisht shqetësuese për shëndetin publik:
- Fibrat – thelbësore për shëndetin e tretjes, metabolizmin dhe parandalimin e sëmundjeve të zemrës.
- Kalciumi – i domosdoshëm për forcën e kockave dhe shëndetin kardiovaskular.
- Vitamina D – ndikon në shëndetin e kockave, imunitetin dhe ul rrezikun e sëmundjeve kronike.
- Kaliumi – ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut dhe funksionin e muskujve.
Dietologët theksojnë se mungesa e këtyre vlerave lidhet me pasoja serioze afatgjata, nga osteoporoza dhe sëmundjet e zemrës, deri te problemet metabolike dhe presioni i lartë i gjakut.
Ekspertët rekomandojnë rritjen e konsumit të frutave, perimeve, drithërave të plota, bishtajoreve dhe produkteve të qumështit, si dhe shmangien e mbështetjes vetëm te suplementet. Ndryshimet e vogla, por të qëllimshme në dietë, mund të bëjnë diferencën për shëndetin afatgjatë.
Flaka
















