Siljanovska-Davkova: E respektoj Marrëveshjen e Prespës…

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Maj, 2024 21:01 Përditësuar

Siljanovska-Davkova: E respektoj Marrëveshjen e Prespës…

Dy javët e fundit, pas betimit në Kuvend, nuk kanë zbutur reagimet nga pala greke dhe nga komuniteti ndërkombëtar për mosrespektim të Marrëveshjes së Prespës, përcjell FLAKA.

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova konsideron se nuk e ka shkelur Marrëveshjen e Prespës kur dha deklaratën solemne në Kuvend, dhe kur refuzoi të shqiptojë emrin kushtetues të shtetit.

“Kam respektuar Marrëveshjen e Prespës dhe e respektoj tani. Unë e firmosa deklaratën me emrin aktual, emër nga Marrëveshja e Prespës. Megjithatë, unë besoj gjithashtu në lirinë e shprehjes së mendimit, lirinë e vetëidentifikimit dhe lirinë e vetëvendosjes, të cilat nuk mund të jenë vetëm kolektive dhe t’u referohen kombeve, por mund të jenë edhe individuale. Pra, për mua, liria e mendimit si pjesë e Deklaratës Universale të Lirive dhe të Drejtave, si pjesë e Konventës për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave, si pjesë e Konventës së BE-së për të Drejtat Themelore, i lejon njerëzit të shprehen dhe unë nuk shoh këtu që kam shkelur Marrëveshjen e Prespës”, tha sot Siljanovska-Davkova.

Dy javët e fundit, pas betimit në Kuvend, nuk kanë zbutur reagimet nga pala greke dhe nga komuniteti ndërkombëtar për mosrespektim të Marrëveshjes së Prespës.

Ndërsa kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski, lexoi deklaratën solemne me emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut, presidentja e sapozgjedhur e shtetit Gordana Siljanovska-Davkova gjatë përsëritjes përdori vetëm Maqedoninë.

Më pas ka mbërritur menjëherë reagimi nga Athina zyrtare dhe ambasadorja greke Sofia Philippidou menjëherë pas betimit ka lënë sallën plenare parlamentare, ku kishte edhe ambasadorë të vendeve të tjera, në shenjë proteste. Ambasada greke tha se këtë e ka bërë me udhëzim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë.

Që atëherë, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka dërguar thuajse çdo ditë mesazhe se qeveria e re në vend duhet t’i përmbahet Marrëveshjes së Prespës dhe të përdorë emrin kushtetues të shtetit.

Ndryshe Mitsotakis njofton se Maqedonia e Veriut do të përballet me një rrugë të mbyllur evropiane.

Mesazhet nga Greqia u forcuan edhe më shumë pas deklaratës së liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, se është e drejtë e tij njerëzore ta quajë vendin e tij si të dojë, pavarësisht se siç tha ai, përdorimi i emrit kushtetues në komunikimin brenda dhe ndërmjet institucioneve mbetet në përputhje me dispozitat ligjore dhe kushtetuese.

Sipas Mickoskit, betimi solemn i presidentes Siljanovska-Davkova ishte dinjitoz. Ai thotë se priste një letër urimi nga Greqia, por në vend të kësaj “kemi marrë, për fat të keq, muskuj politikë”. Kreu i VMRO-DPMNE-së bëri me dije se kërcënimeve të vetos së Greqisë nuk do t’i përgjigjet duke përsëritur gabimet e së kaluarës, me ndryshimin e emrave të autostradave dhe ndërtimin e monumenteve, por do t’i përgjigjet me thirrje për bashkëpunim të ndërsjellë dhe marrëdhënie të mira fqinjësore.

Reagime të mprehta ka bërë edhe kreu i diplomacisë greke, Giorgos Gerapetritis, i cili tha se Marrëveshja e Prespës është një marrëveshje ndërkombëtare dhe se nuk mund të ndryshohet apo rishikohet në mënyrë të njëanshme. Ai shprehu besimin se qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk do të duan të rrezikojnë marrëdhëniet me Greqinë dhe perspektivën evropiane të vendit.

Pa përmendur emrin kushtetues të shtetit, fjalimi i parë i Siljanovska-Davkovës pas marrjes së detyrës, në akademinë ceremoniale me rastin e 75 vjetorit të themelimit të Universitetit “Shën. Kirili dhe Metodi” (UKIM) dhe kremtimi i ditës së patronit të Universitetit.

Në fjalimin e saj, presidentja e sapozgjedhur foli për “shtetin maqedonas” në dy raste dhe në një moment në fillim të fjalës së saj tha se “po festojmë 75 vjet nga themelimi i Universitetit të Shën Kiril dhe Metodi, po ashtu po festojmë 80 vjetorin e Maqedonisë së KAÇKM-së”. FLAKA

240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Maj, 2024 21:01 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?