Siljanovska Davkova – Tajani: Italia është partneri i ynë i rëndësishëm politik dhe ekonomik 

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Shtator, 2024 22:18

Siljanovska Davkova – Tajani: Italia është partneri i ynë i rëndësishëm politik dhe ekonomik 

Mundësitë për avancimin e bashkëpunimit në nivel bilateral dhe ndërkombëtar, gjendja aktuale rreth procesit të anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian, si dhe zhvillimet aktuale në rajon, ishin tema të biseidmeve në takimin e presidentes Gordana Siljanovska-Davkova me ministrin italian të Punëve të Jashtme, Antonio Tajani.

Bashkëbiseduesit, siç njoftojnë nga Kabineti i presidentes, kanë shprehur kënaqësinë për dialogun aktiv dhe të vazhdueshëm politik, i cili është një konfirmim i marrëdhënieve tradicionalisht të mira dhe miqësore mes dy vendeve.

Duke theksuar se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është prioriteti ynë strategjik, presidentja shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësimin e vazhdueshëm të politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Në interes të stabilitetit, prosperitetit dhe rritjes ekonomike, presidentja Siljanovska Davkova potencoi domosdoshmërinë e përshpejtimit të anëtarësimit në BE dhe shprehu pritjen që me ndihmën dhe mbështetjen e fuqishme të miqve tanë të vërtetë, vendi do të arrijë më lehtë ta kalojë rrugën evropiane.

Në këtë drejtim, presidentja konfirmoi përkushtimin për përmbushjen e agjendës së reformave, ruajtjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimin aktiv rajonal.

Duke theksuar se Italia është partneri ynë i rëndësishëm politik dhe ekonomik, presidentja Siljanovska Davkova shprehu pritjen e saj për avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar ndërmjet dy vendeve dhe përforcimin e mëtejmë të bashkëpunimit në fushën e sigurisë në kuadër të NATO Aleancës.

Presidentja theksoi gatishmërinë për të nxitur bashkëpunimin përmes diplomacisë kulturore dhe publike dhe potencoi mundësinë e bashkëpunimit me rajonet italiane në fushën e turizmit, rinisë dhe sportit, si dhe në fushën e industrive kreative.

240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Shtator, 2024 22:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?