Simbolet e Kosovës vendosen në ish-komunën paralele të Mitrovicës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Shtator, 2024 19:46

Simbolet e Kosovës vendosen në ish-komunën paralele të Mitrovicës

Në ish-komunën paralele të Mitrovicës Veriore është ngritur flamuri i Kosovës, një hap kyç në procesin e integrimit të veriut në institucionet e Republikës së Kosovës.

Në ndërtesat që dikur ishin nën kontrollin e institucioneve paralele serbe, janë vendosur pllaka që tregojnë se ato do të shërbejnë si zyra për Ministritë dhe departamentet kosovare.

Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë hapa konkretë për mbylljen e pesë institucioneve paralele serbe në veri, duke argumentuar se ato kanë operuar nën udhëheqjen e Serbisë dhe kanë shkelur Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Institucionet që janë mbyllur përfshijnë komunën paralele të Mitrovicës, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

Çfarë janë strukturat paralele?

Strukturat paralele janë institucione të krijuara pas luftës në Kosovë, me mbështetje financiare dhe udhëzime nga Qeveria e Serbisë, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Për Serbinë, këto institucione janë të përkohshme, ndërsa për Kosovën ato janë ilegale dhe në kundërshtim me Kushtetutën.

Që nga viti 1999, në Kosovë kanë operuar rreth 30 komuna paralele, të drejtuara nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Ndërkohë që nuk janë mbajtur zgjedhje për këto komuna që prej vitit 2012, drejtuesit e tyre emërohen nga ekzekutivi serb.

Çfarë funksioni kryejnë këto struktura?

Në veri të Kosovës, komunat paralele ofrojnë shërbime të ndryshme, duke përfshirë ndërtimin e objekteve banesore, renovimin e institucioneve arsimore dhe shëndetësore, dhe dhënien e certifikatave të lindjes, vdekjes dhe dokumenteve të tjera.

Gjithashtu, punonjësit e këtyre institucioneve marrin paga dukshëm më të larta nga Serbia. Për shembull, infermierët marrin deri në 1.200 euro, ndërsa mjekët deri në 3.000 euro, krahasuar me sistemin kosovar ku mjekët marrin 777 euro dhe mësuesit 609 euro.

Ndihma financiare nga Serbia

Ligji për Financat e Pushtetit Lokal në Kosovë lejon që Serbia të dërgojë ndihma financiare për serbët e Kosovës. Për vitin 2024, Serbia ka ndarë 139 milionë euro për komunitetin serb në Kosovë, një rritje prej 11 milionë eurosh krahasuar me vitin 2023. Megjithatë, ekspertët kanë ngritur shqetësime për mungesën e transparencës së këtyre investimeve ndër vite./Telegrafi

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Shtator, 2024 19:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?