Sir Alex Ferguson realist për të ardhmen e United: “Mund të duhen 10 ose 11 vite për titullin e Premier League”
Legjenda e Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka dhënë një deklaratë të sinqertë dhe realiste për të ardhmen e klubit, duke pranuar se rikthimi te titulli i Premier League mund të kërkojë një periudhë të gjatë kohe.
“Mund të jenë dhjetë vite, mund të jenë njëmbëdhjetë vite, që Manchester United të fitojë sërish Premier League”, u shpreh Ferguson në një intervistë për PressBox.
Ferguson foli edhe për trajnerin aktual, Rúben Amorim, duke vlerësuar personalitetin dhe sfidën që ka përpara në “Old Trafford”.
“Rúben Amorim ka një personalitet të mirë, por nuk është e lehtë. Kur e kujtoj kohën time në fillim te United, Liverpool ishte në kulmin e lavdisë. Ishin një klub fantastik”, kujtoi Ferguson.
Ai bëri edhe një krahasim historik domethënës:
“Ata fituan Kupën e Kampionëve katër herë, por më pas iu deshën 31 vite për ta fituar sërish kampionatin”.
Deklaratat e Ferguson shihen si një thirrje për durim, duke theksuar se rindërtimi i një klubi të madh kërkon kohë, stabilitet dhe vizion afatgjatë.
Flaka
















