Skandali në Klinikën e Onkologjisë, Prokuroria akoma nuk ka mbaruar hetimet

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Shtator, 2024 19:10

Skandali në Klinikën e Onkologjisë, Prokuroria akoma nuk ka mbaruar hetimet

Skandali me rastin e Klinikës së Onkologjisë në Shkup, i cili tronditi opinionin vitin e kaluar pasi u zbulua se është krijuar rrjet kriminal për rishitjen e barnave të shtrenjta për personat që vuajnë nga kanceri, është ende nën hetim. Tashmë një vit Prokuroria ka kryer kontrolle të njëpasnjëshme në klinikë. Në fund të janarit të këtij viti ishte nisur procedura hetimore ndaj pesë personave për keqpërdorime në Klinikën e Onkologjisë. Deri më sot, hetimet për rastin janë ende në vazhdim dhe akoma nuk ka akuza konkrete për të dyshuarit.

“Lidhur me rastin për të cilin keni shfaqur interesim, hetimet janë duke vazhduar, me urdhër të prokurorit publik ekspertiza mjekësore është duke u kryer jashtë vendit. Akoma nuk janë marrë rezultatet konkrete”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

Procedura hetimore të cilën prokuroria e ka hapur më 31 janar, zhvillohet ndaj pesë personave, përkatësisht ndaj ish-drejtorëve Nino Vasev dhe Nehat Nuhi, si dhe ndaj tre mjekëve onkologë. Ekspertizat mjekësore, të cilat ende priten për vazhdimin e procedurës, po kryhen në Slloveni, ndërsa deri atëherë pacientët dhe familjet e tyre do të vazhdojnë të kërkojnë përgjigje dhe drejtësi. Gjatë vitit të kaluar u organizuan disa protesta para Qeverisë, por edhe para Prokurorisë, ku vetë pacientët e Klinikës së Onkologjisë kërkuan përgjigje për akuzat për abuzim me barnat që për ta do të thotë jetë.

Për këtë rast në Kuvend u krijua Komisioni Hetimor, por edhe ai dështoi, sepse deputetët nga radhët e LSDM-së në atë kohë nuk i njihnin konkluzionet e nxjerra nga Komisioni. Kryetarja e Komisionit, Rashella Mizrahi nga VMRO-DPMNE, prezantoi konkluzionet e punës së komisionit dhe tha se përgjegjësia politike është përcaktuar edhe te ish-ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ish-drejtorët e spitalit, Stevo Kërstevski por edhe te ish-drejtorit në Fondit e Sigurimeve Shëndetësore, Faton Ahmeti. Klinika e Onkologjisë ka borxh të regjistruar prej 650 milion denarëve. Struktura aktuale udhëheqëse ka premtuar se do të kërkon zgjidhje përmes Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, ndërkohë nga Ministria e Financave këtë vit është paraparë buxhet më i madh për këtë klinikë si pasojë e rritjes së numrit të pacientëve që janë të prekur nga kanceri. /Alsat.mk

239
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Shtator, 2024 19:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
239
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?