Sot edhe pesë emërime drejtorësh të ri, që të gjithë të VMRO-së

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Korrik, 2024 19:17

Sot edhe pesë emërime drejtorësh të ri, që të gjithë të VMRO-së

Pesë emërimet e sotme janë që të gjithë kuadro të VMRO-së, ashtu sikurse shtatë emërimet e para një jave

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbajti mbledhjen e dytë ku u morën disa vendime, ndër të cilat vendimi për heqjen e drejtorëve ekonomikë të klinikave dhe vendim për emërimin e udhëheqësve drejtues të pesë institucioneve shtetërore.

Goce Dimovski është emëruar në pozitën е ushtruesit të detyrës  të  Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale. Dimovski, sipas biografisë së publikuar në faqen e Qeverisë, është doktor i shkencave, ka përvojë pune shumëvjeçare në institucione dhe kompani si OSBE-ODIHR, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Parku Nacional “Mavrovë”, Këshilli për furnizime publike të Maqedonisë…, raporton gazeta KOHA.

Në ndërkohë, Qeveria e ka emëruar Aleksandar Pandov për ushtrues detyre të  Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve. Pandov ka diplomuar në histori në Institutin për histori në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, ndërkohë që ka qenë deputet në Parlamentin e Maqedonisë nga viti 1998 deri në vitin 2002.

Për ushtrues detyre në Fondin e Sigurimit Shëndetësor, Qeveria ka emëruar Sasho Klekovski. Klekovski ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e “Shën Kirili  dhe Metodi” në Shkup dhe programi akademik MBA në UACS. Ka një përvojë tridhjetëvjeçare si menaxher, analist, konsulent në sektorin publik, civil dhe privat. Ai është themelues dhe anëtar i organeve të disa organizatave të shoqërisë civile, si dhe ka bashkëpunuar me një numër të madh organizatash të shoqërisë civile, rrjete dhe platforma nga fusha të ndryshme.

Po sot, Qeveria caktoi Oliver Milanov për ushtrues detyre drejtor të të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ndërkohë që i rekomandoi Bordit të Drejtorëve të NP për menaxhim me pyjet shtetërore “Pyjet Nacionale” që të zgjedhë Zdravko Trajanov për ushtrues detyre të “Pyjeve Nacionale”.

Njëherit, me propozim të ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, Qeveria mori vendim për shkarkimin e drejtorëve ekonomikë në institucionet publike shëndetësore, përkatësisht ekzistimin e dy pozitave drejtuese – drejtorit organizativ dhe atij mjekësor, të cilat deri më tani ishin të pranishme në qendrat shëndetësore.

Pesë emërimet e sotme janë që të gjithë kuadro të VMRO-së, ashtu sikurse shtatë emërimet e para një jave. Konkretisht, javën e kaluar (28 qershor), Igor Janushev u emërua Sekretar i përgjithshëm i Qeverisë, Ivica Tomovski u emërua Drejtor i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, Elena Petrova në Drejtorinë për të Ardhurat Publike, Boban Nikollovski drejtor i Drejtorisë Doganore, Aleksandar Janev drejtor i Byrosë për Siguri Publike, Sasho Petrushevski u emërua për Sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Shef i zyrës së  Kryetarit të Qeverisë është emëruar Vladimir Neloski, ndërsa zëvendës i tij është Sashe Pavloski. (koha.mk)

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Korrik, 2024 19:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?